UNDP, program për vetëpunësimin
e të rinjve në Shqipëri, fonde për ta

UNDP, program për vetëpunësimin<br />e të rinjve në Shqipëri, fonde për ta
Çdokush prej nesh mund të ketë pasur një ide biznesi. 

Ata që kane besuar në idetë e tyre kanë marrë hapat e nevojshëm dhe shumë herë idenë e tyre e kanë shndërruar në një ide vetëpunësimi. 

Shumë të tjerëve ideja ju ka mbetur thjeshtë një ëndërr në sirtar e pa testuar kurrë. 

UNDP në Shqipëri sjell një mundësi për të gjithë të rinjtë deri në moshën 30 vjeçare për ta kthyer idenë e tyre në një mundësi vetëpunësimi. 

Zëvendësdrejtoresha e këtij projekti të mbështetur nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim dhe Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Dajna Sorensen, thotë se përfituesit e programit mund të jenë punëkërkues të papunë, të punësuar diku, apo në hapat e para të ngritjes së biznesit të tyre.

Është një program 4-vjeçar i financuar nga qeveria zvicerane dhe zbatohet nga programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim bashkë me Ministrinë e Mirëqënies Sociale e Rinisë dhe shërbimin kombëtar të punësimit. Elementët kryesor të programit janë trajnimi rreth punësimit, të atyre të rinjve që mund të kenë një ide rreth biznesit paraprake, ata të cilët nuk kanë një ide por do të donin të kishin ndonjë ide gjatë këtij programi, apo edhe ata të cilët kanë testuar një ide më parë por nuk kanë arritur që ta formalizojnë në një biznes konkret” thotë Sorensen.

Programi i Vetëpunësimit ka një histori suksesi në Maqedoni, ku ka financuar më shumë se 8500 të vetëpunësuar. 

Sorensen sqaron se aplikimet mund të bëhen deri 15 prill, ndërkohë që programi ofron për fituesit trajnime, mbështetje për regjistrimin në QKR si dhe Mbështetje financiare për blerjen e pajisjeve dhe/ose materialeve deri në vlerën 500,000 Lekë.

Të rinjtë që do të përzgjidhen nga programi do të asistohen përmes një trajnimi, pastaj, pasi ato kanë konkluduar një ide biznesi, do të asistohen në konkretizimin e  kësaj ideje biznesi, në hedhjen e saj në letër në formën e një plani biznesi. Ato biznese që do të konsiderohen si të suksesshme që kanë potencial më të madh për tu hedhur në treg, ato do të mbështeten edhe financiarisht, me një financim që do të arrijë deri në 500 mijë lekë’ përfundon Sorensen.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Ivi Kaso flet për bisedat me Salianjin, mandatin e Manos dhe protestën: Andrean s’e shoh te Basha, Ervini më tha...

Ivi Kaso flet për bisedat me Salianjin, mandatin e Manos dhe protestën: Andrean s’e shoh te Basha, Ervini më tha...