Unë filozofja, e virgjëra, banorja e lodhshme e Big Brother, që ju nuk e deshët!

Unë filozofja, e virgjëra, banorja e lodhshme e Big Brother, që ju nuk e deshët!

Neda dhe Ogreni

Kjo vajzë në foto ishte 20 vjeç. Qëndroi në shtëpinë e Big Brother-it për 92 ditë. Pavarësisht se nuk fitoi, ishte një nga lojtaret më të forta të edicionit të saj dhe një nga ato që arritën ndër vite të rritnin figurën e vet publike. Këto janë fakte.

Kjo vajzë nuk ofendoi kurrë askënd në 92 ditë. Ndonëse faturoi në kurrizin e saj ofendime që kurrë as i kishte ditur se ekzistonin. Kjo vajzë ra në dashuri me dikë në ato 92 ditë, e me zemër në dorë e sinqeritet në sy shprehej se ishte njeriu i jetës së saj. Por si këmbim përjetoi izolim. Linçim. Mosbesim e tallje. Me njeriun e atyre 92 ditëve pret fëmijën e tij të tretë.

Kjo vajzë kurrë nuk goditi askënd me shpullë. Fitoi një nga tre garat për lider shtëpie dhe kaloi një kalvar nominimesh. ( Dy të tjerat i fitoi partneri i saj) Kjo vajza fliste për librat. Për familjen. Për ëndrrat. Por ngrinte zërin për kauzat. Kishte opinionte të forta dhe nominonte gjithmonë saktë. Megjithatë, kishte pafund nga ata "opinionistë të botës mediatike moderne së sotme" që sot predikojnë moral e shoqëri të drejtë, por që "portalet" e tyre i kishin vatra linçimi të figurës së saj.

Sepse ajo ishte filozofja. E virgjëra. E lodhshmja pas Kantit. Lolo e atij "që nuk e do se e ka për lojë".

Megjithatë shumë prej jush që sot llahtariseni nga shpulla Kejvinës, nga manipulimi Oltës, nga mbështetja që Dea i bën dhunës, apo çartjes mbi kodin penal të Tea-s, kur kishit në këtë format vajzën diametralisht të kundërt, i çatë mender jush dërrasat që me vite nuk i rekuperoi dot. Komentet e ndyra, ngacmimet në rrugë, legenosjet personale. Duke e çuar në pikën që nuk shihte më të bukurën. Nuk vlerësonte të shumtët që e donin por zhytej nga palaçot. As atë nuk donit. As këto s'i doni.

Çfarë dreqin doni?!

Shpresoj të jeni pjekur, vërtet. Kjo vajza 20 vjeçare është pjekur dhe ju ka falur. Ama nuk ka ndryshuar. Edhe pas 12 vitesh është e njëjta. Sepse është per veten e saj. Dhe kurrë për ju!

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Taulant: 18/01/2023 18:24

    Edhe ata njerez me nje kod moral dhe etik te konsideruar konservator bien pre e emocioneve te lojes dhe humbasin llogjiken kur gjykojne tjetrin per performancen televizive dhe sidomos marredhenien ne cift. Me pak fjale shumica do uronin ta kishin nje vajze/nuse si Neda ne familje, ama ne nje loje si BBV kerkojne te gjejne argetimin, romancen, pasionin, dramen e tjetrit.

    Përgjigju
  • indritt: 18/01/2023 18:08

    shkelqeka per modesti kjo

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë