Unë nuk jam si ju!

Unë nuk jam si ju!

Dje disa portale ( syri.net, joq, boldnews, ) botuan një konstatim marrë nga FB, që më gjente uzurpuese tokash.

Kishin fotografuar pallatin ku banojnë prindërit e mij dhe i akuzonin ata të dy për ndërtim pa leje. (Gënjenin që në fotografi, duke përdorur foto profesionale të një pallati dhe apartamenti tjetër)

Mjafton te shikosh fotot dhe kupton që pallati ku banojnë prindërit e mij, është një 5 katësh i vjetër dhe rrëze tij duken themelet e pallatit të ri, një 12 katëshi, që po ngrihet përballë ballkonit të prindërve dhe do ju zërë jo thjesht pamjen, por dritën.

Kjo ndodhi një ditë pasi unë dola në News 24 dhe mbrojta ndërtimin e unazës dhe ca me tepër, botova në dritare.net një videoreportazh ne Gjirin e Lalëzit, ku dallohen vilat tre dhe dy katëshe të Berishës dhe Metës e shumë të tjerëve që tani po qajnë Astirin.

Dje e mora mesazhin; Mos u merr me shtëpitë tona, se do merremi me tënden! Kam 25 vjet që drejtoj një emision televiziv, jam pjesë e pushtetit të katërt, por nuk jam si ju.

Kam detyrim ndaj publikut që me beson, t’i them, vazhdoni më besoni, se unë nuk jam si ata. Unë nuk vjedh, nuk vras, unë nuk bërtas se më zunë dritën e shtëpisë së prindërve, nuk hyj në marrëdhënie gjobash me pronarët, unë nuk marr molotov, unë nuk dal në media të ulërij për padrejtësinë, deri më sot që më trajtuan si fajtore.

Ju nuk i kuptoni njerëzit si unë, mendoni se e kam bërë një krim dhe mbuluar pastaj me pushtetin që të jep media. Ndaj me akuzoni për gjera që i bëni vetë dhe ju duken normë. Unë jam një nga tre vajzat e dy prindërve mësues. Nëna ime jepte letërsi, babai matematike në Vlorë.

Gjithë jetën, deri në ‘90. Edukuan breza të tëre vajzash e djemsh që më duan mua, se njohën ata. Ishin prindërit dhe mësuesit e mij. E lanë profesionin , të dy, në moshën më të mirë, sepse ju duhej të shkollonin tre vajza . Erdhën në Tirane, në ‘97, kur Vlora u dogj. Blenë apartament te ky pallat i vjetër, ku tani kanë mbetur vetëm kujtime, sepse shumica e njerëzve ikën. Ikëm dhe ne të treja.

Aty banojnë ata të dy, mami im që flet me lulet siç fliste dikur me nxënëset, për letërsinë dhe im atë që tani , kur po i lakojnë emrin si uzurpues, është shtrirë në reanimacionin e neurologjisë, i paralizuar. Janë dy prindër tipikë të një brezi që po shuhet në heshtje, por me krenari për punën që bënë dhe fëmijët që edukuan, një brez që po ikën pa kërkuar asgjë. Kur e pashë gropën që po hapej përballë shtëpisë të tyre, nisa të kërkoj për lejen. E kishin. Të afishuar te hyrja.

Për mua ajo leje është kriminale, se ju merr dritën ca dhjetëra banorëve që po ju ndërtohet, 7 metra larg fytyrës. A duhet të dilja dhe bërtisja, në media, t’u çoja të fortë, të lidhesha me më të pasur se ata dhe të ndërtoja unë një 15 katësh, për t’iu prishur shitjet? Jo, nuk e bëra këtë.

Unë besoj vetëm te shteti. Cilido qoftë ai. Unë ndjek rrugën ligjore, duke besuar se ligji ka dhe moralin, sepse po zënë dritën e dhjetra pensionisteve të një pallati të vjetër që janë mësuar ta zbatojnë ligjin. Banorët e këtij pallati edhe kur bënë shtesën mbi kënetë, para se prindërit e mij të blinin shtëpi, në 97, morën leje.

E legalizuan se kishin leje, tani e shohin që prona po ju del nga tregu po nuk flasin. Kanë leje, më thanë, kur i pyeta a do bëhemi bashkë të kundërshtojmë.

Kjo është historia e pallatit të prindërve të mij, dhe kjo është historia ime përkundër histerisë të atyre që duan të më bëjnë të ngjaj si ata, gjobaxhie e ndyrë, grabitëse arrogante, ulëritëse injorante.

Jo nuk jam. Jam pa zë kur bëhet fjala për vete. Me vjen rëndë ta bëj hallin tim, hall publik. Dhe nuk dua ta bej se hallet nuk zgjidhen me shembuj, zgjidhen me sistem. Nuk ndryshon çështja e pronave, e pallateve që po na ndërtohen në fytyrë, e lejeve që kanë ligj po s’kanë moral, e ndërtimeve që janë të reja, po jo njerëzore, nëse unë bërtas për 12 kateshin që po e le pa dritë shtëpinë e prindërve të mij.

Ndryshimi vjen vetëm kur ngrihet shteti ligjor.

Unë besoj te sistemi, te ngritja e një sistemi , qe do sjellë shtetin e të drejtës, përkundër shtetit të të fortëve, shtetin e njeriut, përkundër shtetit të parasë.

Unë besoj që kjo mund të ndodhe kur shumica e heshtur, të vendosë të flasë dhe t’i thotë mjaft një 30 vjeçari pa sistem, ne emër të një 30 vjeçari tjetër që po vjen dhe nuk mund të na gjejë serish barbarë e paraurbanë. Unë besoj të unaza e qytetit, dua t’i jepet fund astirizimit të Shqipërisë, dua të ndëshkohen krimet për Gjirin e Lalëzit dhe gjire të tjera që po, do vrasin njerëz të tjerë.

Unë besoj te njerëzit që nuk i bëjnë opozitë zhvillimit, por padrejtësisë. Qe do bashkohen ta ngremë atë dreq shtet ligjor, se nuk jemi njerëz me bisht dhe mundemi.

Juve që më nxorët këto foto ju them faleminderit se më bëtë mbarë të tregoj dhe problemin tim.

Ju them edhe që nuk jam si ju, ndaj mbase nuk e kuptoni si del një grua dhe flet për zhvillimin e vendit, pa zgjidhur hallet e veta.

Mua me kanë rritur dy mësues që më kanë mësuar se kam vetëm një atdhe, dhe do kontribuoj çdo ditë ta meritoj.

Sepse kështu janë mësuesit. Quajini idealistë, quajini të marrë, po ja që e tillë është shumica në këtë vend, që nuk bërtet si ju, qe nuk shan e shqyen, që nuk vjedh e vret, por vdes në heshtje, duke trashëguar nga fëmija te nipërit kujdesin për qytetin dhe nevojën për të mbjellë një lule dhe jo për të hapur një varr, fizik apo virtual./ Dritare.net

Fotot e portaleve për të treguar shtëpinë e prindërve të Rudina Xhungës (Fake News)

Fotot e portaleve për të treguar shtëpinë e prindërve të Rudina Xhungës (Fake News)

Fotot e portaleve për të treguar shtëpinë e prindërve të Rudina Xhungës (Fake News)

Fotot reale e shtëpisë së prindërve të Rudina Xhungës

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Jepini Drejtesi te vertetes ..: 15/11/2019 19:06

    Nese Jane te verteta ,, ka mese te Drejte .. Sic tregon Historine e Prinderve ,, dhe te sajen.. Po kujt tja Tregoje atyte qe thoshin Toke e zane... Zoti i denofte nje dite ..

    Përgjigju
  • Djersa e ballit: 15/11/2019 16:49

    Ne kemi nje shoqeri e nje kultur ku te drejtin e shtypim me kemb per fat te keq...akoma se kemi kuptuar çfarë ka rëndësi ne jet!

    Përgjigju
  • .....: 14/11/2019 18:36

    po cfare gazetare je ti maj rrezike. Tash qe po te prishen interesat ty u kujtove me dononcu ket ligj kriminal qe lejon ndertimin e pallateve ne largesi 7 metra larg njeri tjetrit. duhet ta kishe denoncu qe atehere kur asht miratu ku ligj pervers. 7 metra larg njera tjetres mund te ndertohen shtepite private 1 ose 2 kateshe jo pallatet Ti pushtetin e 4-tert e ke ushtru per llapaqenje jo per interesa te atdheut. Ti nuk je si ata, ti je kot

    Përgjigju
  • Luan: 14/11/2019 16:28

    Zonja rudina je ajo qe ishe qe ne hapat e par te gazetaris je e vertet pa genjeshtra e paster si kristali per cfar ke dhen dhe jep per nje medja te vertet ti moj vij vazhdo keshtu rugen e prinderve te tu nga ai brez jam dhe un per fat te keq ne kurbet nga ai brez qe vdesin ne heshtje pa kerkuar asgje edhe pse pronat ato pak na i zhduken edhe pse kemi punuar 30 vjet nuk fituan gje ngaprona e perbashket dhe nje shtepi nuk morem dot se miren vetem demokraret e ardhur nga fshatra ishin vitet e para te ndryshimi te sistemeve kush te jet te kush te zhvaste dhe prap mbetem te urt ne heshtje pa pretendime ...........ty moj bij te marin te keqen ne djall vafshi ajo far e mallkuar qe nuk jan si ty si ju si ne.....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja