Agjencia për Fëmijë e Kombeve të Bashkuara, UNICEF, ka thënë se të gjitha organizatat humanitare që veprojnë në Irak, do të apelojnë për një fond prej 500 milionë dollarësh, për krizën e krijuar nga grupi i Shtetit Islamik.
Njoftimi vjen në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve dhe një ditë para konferencës ndërkombëtare në Paris, për luftën kundër Shtetit Islamik.
Përfaqësuesi i UNICEF-it në Irak, Philippe Heffinck, ka thënë se “situata humanitare në Irak është pranë katastrofës”.
“Kemi nevojë urgjente për burime shtesë, për të vazhduar ndihmën”, ka thënë Heffinck.
Sipas UNICEF-it, tetë milionë irakianë kanë nevojë urgjente për ndihmë humanitare.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com