Universitet vetëm mësim online për një muaj, mbyllen konviktet! Po diskutohet mbyllja e bareve dhe restoranteve në Bllok pas orës 22:00

TIRANË- Neglizhenca e qytetarëve, që është reflektuar edhe në shtrim të rasteve ditore, është bërë shkak që Komiteti Teknik i Ekspertëve të marrë masa shtrënguese për të parandaluar përhapjen e COVID-19. Kështu, kryetarja e këtij Komiteti, Mira Rakacolli ka bërë me dije se do të propozojnë që mësimi në universitet të zhvillohet online, e për pasojë konviktet do të jenë të mbyllura. Duke e konsideruar zonën e ish- Bllokut, si një vatër e rrezikshme, Rakacolli ka sqaruar se po shqyrtohet edhe mbyllja e bareve dhe restoranteve në këtë zonë pas orës 22:00, orë e cila përkon edhe me kohën kur ka grumbullime të mëdha të të rinjve.

"131 raste për 100 mijë banorë. Aktualisht kemi 500 vatra aktive prej të cilave 35% në Tiranë. Vlerësohet se rastet e rritura përkojnë me lehtësimin e masave siç janë hapja e bareve dhe restoranteve dhe të shkollave, por edhe me sezonin vjeshtës që sjell grumbullimin e njerëzve. Situata në spitale paraqitet me një rritje të rasteve, por në dy javët e fundit ka pasur një qëndrueshmëri. nisur nga dinamika e situatës, komiteti Teknik i Ekspertëve ka vlerësuar se është i nevojshëm që të kemi masa shtesë për të frenuar përhapjen më tej të infeksionit. Në këtë kuadër, në mbledhjen e zhvilluar kemi vendosur që të propozojmë që universitetet të zhvillojnë vetëm mësim online, për të paktën një muaj. Në këtë kuadër, konviktet do të jenë të mbyllura deri në një vendim të dytë. Njëkohësisht po vlerësohet edhe mbyllja e bareve dhe kafeneve në zonën e bllokut në Tiranë pas orës 22:00 duke qenë se konstatohet një vatër e rrezikshme, sidomos gjatë orëve të natës", tha Rakacolli.

Ajo ka apeluar mbajtjen e maskës, si një masë që është vërtetuar që ndihmon për parandalimin e përhapjes së COVID.

"Nëse nuk respektojmë rregullat e vendosura do të rrezikojmë mbylljen që askush nuk e do. Secili prej nesh e ka në dorë të frenojë përhapjen e epidemisë. Mbajtja e maskës është një vendim i drejtë, mbani maskën tani që të evidentoni mbajtjen e maskës së oksigjenit më vonë", përfundoi Rakacolli.

B.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A vijojnë shqiptarët të mos jenë të ndërgjegjshëm për rrezikun nga Covid-19?

Komento

Komente

  • ani: 29/10/2020 22:25

    ne qofte se do ti vendosnim kovidit nje fytyre, patjeter qe me i pershtatshmi do ishte surrati i ksaj

    Përgjigju
    • adi: 30/10/2020 11:27

      durrsaket kan qene historikisht 3 muaj gango dhe 9 muaj lango. por ti dukesh qe je nje lango 12tsh. ik ore mbyllu vet nese ke qef.

    • Durrsaku: 30/10/2020 00:20

      O idiot pse po te thot qe te ruash baben e nanen eshte covidi si ftyra ksaj. Turp te kesh

  • Alb: 29/10/2020 21:59

    Ore bjerini ketij populli kur sngrihet ka frik mir ja beni ca dele qe shpresojn se gjoba do luftoj virusin dhe se varferia dhe falimentimi bizneseve eshte zgjidhja qe ofron shteti,dhe ckusur kane ai 30 40 %qe e ka kaluar virusin te perballet me keto shkelje te te drejtave.

    Përgjigju
    • Mjeku: 30/10/2020 07:43

      O injorant per cfare te ngrihet populli kur kjo eshte pandemi?!?! Apo qe te marresh ne qaf nje popull te tere. Kafsheria juaj qenka e pafund

  • Skaran: 29/10/2020 19:48

    Ore nje pyetje. U bene 15 dite qe mbajme maskat dhe ne hale. Po cne qe numri i pozitiveve ( kujdes jo te semureve) eshte rritur? Ndoshta se maska te mbron o mashtruese.

    Përgjigju
  • Elsa: 29/10/2020 19:21

    Vendet e BE inkane mbyllur me kohe kafe e restorante. Lejohet te kene vetem ne ambientet e jashtme. Keto le qe si mbyllin por detyrojne njerzit ti mbajne jashte e ti heqin ne kafe maskat! Hajde shendetesi hajde.

    Përgjigju
    • halsi: 29/10/2020 22:26

      po ik e mbyllu dhe ti. gjith budallenjt duhen mbyllur

  • Besa: 29/10/2020 18:37

    O hapini o mbyllini ndsjeni mendjen se nuk mbajme me

    Përgjigju
  • BENI: 29/10/2020 17:27

    E hengri dhe rilindja me kete mbyllje,,,,nuk ka qen qe ti shpetoje po e mbyllen dhe nje here....

    Përgjigju
  • vjosa: 29/10/2020 17:26

    NE DIMER VETVETIU BIE NUMRI I KLIENTEVE NE BARE E RESTORANTE,,KOT I MBYLLNI DHE UNIVERSITETET NUK KENI PSE I MBYLLNI ,,NUK BEHET EKONOMIKU,,INXHINJERIA ELEKTRONIKE,,ARKITEKTURA,,,FISKULTURA ,,, ME MESIME ONLINE...NE FUND DO DALIN STUDENTE KAPSOLLA...

    Përgjigju
  • Ai ai: 29/10/2020 17:26

    Keni te drejte te mbyllni lokalet mbas 22 se ne ate orar del korona per feste rrugve.... merrni masa po jo mbyllje

    Përgjigju
  • Gezim: 29/10/2020 16:57

    Po kjo zonja e merr rrogen ne rregull e ka po ne tjeret ca do bejme? Te na paguajne rrogen dhe ikim nga konviktet. E di kjo zonja qe ne jemi ne pune ku do fleme kur te mbylli konviktet?????

    Përgjigju
  • dora: 29/10/2020 16:05

    me ndihmen tuaj o rakacolle esht e sigurt qe edi rama do i humbi kto zgjedhje. rinia ishte forca e rames dhe rinin ai sot se ka me sepse me ndihmen tuaj po ja sterroni jeten. presidenti trump thote qe pas 4 nentorit sdo degjojme me per kovidon kurse ju aleanca e se keqes doni me na mbyll. placi ne vend

    Përgjigju
    • dora: 29/10/2020 22:29

      elona un e kam kaluar dhe jam top. kjo semundje vdes frikacaket dhe te panikosurit si puna jote... ndaj ik e mbyllu se per ju e kane bere

    • Kot: 29/10/2020 17:13

      Ai trumpi se ka idenë çfarë po vjen. Rinia po qe gjallë do beje atë qe ndjen për votat. Kurse po të vdesin svotojne dot

    • elona: 29/10/2020 16:57

      lere politiken por bej kujdes ate bej ti densifektohu mbaj distance dhe ver masken sic po ben tere europa

  • Lokali: 29/10/2020 16:05

    Ca prisni mbyllni ne gjith shqiperine lokalet pas ores 21sepse te rinjet qe frekuentojne lokalet naten po na sjellin virusin ne shtepi ne te moshuareve.Burimi kryesor i perhapjes se viruset jane lokalet sepse nuk zbatohen rregullat

    Përgjigju
  • ana: 29/10/2020 15:53

    ca te mbyllesh ti moj shtrige. me ca te drejte le pa buke njerez qe punojne aty

    Përgjigju


×

Lajmi i fundit

John

FOTOLAJM/ Flamuri kuqezi valëvitet në Spitalin Infektiv, mjekët në luftë me COVID nuk harrojnë 28 Nëntorin