Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike, Fakulteti Ekonomik, Fakulteti i Edukimit dhe Fakulteti i Bujqësisë do të përfitojnë shumë nga partneriteti 5 vjeçar mes Universitetit të Prishtinës dhe universiteteve të SHBA-së.
Kështu u tha sot gjatë një ceremonie me rastin e fillimit të këtij partneriteti, i cili ka për qëllim ngritjen e cilësisë së arsimit kosovar.
Të pranishmit thanë se duke bashkëpunuar me universitetet amerikane, Kosova do të ndërtojë kulturën e partneritetit të mirëfilltë akademik që shkon përtej të ashtuquajturit turizëm akademik, i cili është parë shumë vitet e fundit.
Ministri i Arsimit, Arsim Bajrami tha që mbështetja e tillë, është mundësia më e madhe për vendet e reja siç është Kosova. Përvoja e të rinjve në universitetet amerikane do të jetë shtytje e madhe në ngritjen e standardeve.
Ndërsa ambasadorja e SHBA-së, Tracy Ann Jacobson, tha se tashmë janë në proces e sipër të dërgimit të grupit të dytë të studentëve kosovarë në universitetet amerikane. Sipas saj "në fund të vitit do të kemi 175 studentë kosovarë në universitetet amerikane".
Udhëheqësi i misionit të USAID-it, James Hope, tha se ky program është një plan 5-vjeçar, që përfshin një numër komponentesh të ndryshme.
Ndërsa, sipas rektorit të UP-së, Ramadan Zejnullahu, ky lidership transformues është mesazh i qartë se arsimi i lartë është shtyllë e zhvillimit të shoqërisë kosovare./atsh/
/Shqiptarja.com