'Urimet me te mira per SuperHeroin tim te vogel!', Bora Zemani i dedikon mesazhin e veçantë vogëlushit të saj

'Urimet me te mira per SuperHeroin tim te vogel!', Bora Zemani i dedikon mesazhin e veçantë vogëlushit të saj

Bora dhe Arbnori

Moderatorja Bora Zemani është në një lidhje me aktorin e humorit Donald Veshaj, e cila bëri bujë gjatë verës.

Së fundmi Bora ka publikuar një video me djalin e saj, për 5-vjetorin e ditëlindjes.

Krahas videos ku moderatorja shfaqet duke luajtur me të birin, ajo i ka shkruar edhe urimin e ëmbël mjaft të veçantë.

Ajo gjithashtu ka treguar për publikun se ai është një djalë që ben vetëm pyetje dhe në shumë raste pyetje që nuk kanë përgjigje.

Shshshsh... qetesi!!! Arbori im ben 5 vjec sot dhe mami ka dy fjale per te thene:
Vertete nuk e kuptoj si kaloj koha kaq shpejt, Ti dje ishe nje bebe ndersa tani, nje djale i vogel llafazan qe me jep mend ose me pyet per cdo gje.

Tani je rritur dhe e ke mesuar qe "shakpa" jane "shapkat", qe "fuckla" jane "flluskat", qe "oh maj gaj" eshte "oh my god" etj... ke pak problem "kondicionerin" qe i thua akoma "goconjer" por pune e madhe, keto zgjidhen.. problemin e kam tek pyetjet e tuaaa...."O ma, pse Zoti e ka vene shkronjen A te paren. Po Zoti a ka qene bebe? Pse ora kalon kaq shpejt? Pse nata eshte kaq e shkurter? dhe vazhdon pyet, Ma, po kur isha te barku jot a ta kam prekur dot zemren?

Nje pyetje qe te bene ta bertasesh pergjigjen.... PO, Arbor! Ma ke prekur zemren me ate doren tende te vogel magjike dhe e ke ndricuar kaq shume. Prandaj per nje gje jam e sigurt, ti je bekimi me i madh qe me eshte dhene ndonjehere ne jete! Urimet me te mira per SuperHeroin tim te vogel! Tani le te filloje festaaaa....”, ka shkruar Bora.

Kujtojmë që Arbnori erdhi në jetë nga lidhja e Borës me dj e njohur shqiptar Vin Veli, të cilët u ndanë para pak kohësh.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mat/ 40 vjeçari përplas me makinë për vdekje të moshuarin

Mat/ 40 vjeçari përplas me makinë për vdekje të moshuarin