Urimi i Bleros për lindjen e vajzës
së dytë të ish-gruas së tij, Teutës 

Urimi i Bleros për lindjen e vajzës<br />së dytë të ish-gruas së tij, Teutës 
Ish-gruaja e tij, Teuta Krasniqi, tashmë është bërë nënë për të dytën herë. Ajo ka pritur në jetë vajzën e dytë që është fëmija i parë me burrin e saj, Adonis Morina.

“Ia kam uruar normalisht dhe kam shpresuar që fëmija të ketë jetë të gjatë dhe të lumtur”.

“Të jetë i shëndoshë fillimisht, të ketë fat në jetë dhe normalisht Kaia do të jetë edhe pjesë e jetës sime, sepse është motra e Tarës dhe i dëshiroj më të mirat e mundshme për atë fëmijë, për çdo fëmijë, për të gjithë fëmijët e botës”.

“Ia kam uruar dhe së shpejti do të shkojmë edhe me dhuratë”
, ka thënë Blero për Prive.

Gjatë intervistës ai ka folur edhe për domosdoshmërinë e raporteve të mira që duhet t’i ketë vajza e tij, Tara, me motrën nga nëna.

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com 

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Aksident në  aksin rrugor Lushnje-Berat! Makinat përplasen me njëra-tjetrën, 5 të plagosur

Aksident në aksin rrugor Lushnje-Berat! Makinat përplasen me njëra-tjetrën, 5 të plagosur