Edhe kryeministri Edi Rama ka uruar shefen e Spitalit Infektiv Najada Çomon për ditëlindje. Përmes një postimi në Facebook ai shkruan se përkushtimi i saj është frymëzim dhe vijë ndarëse mes shumicës të shqiptarëve që punojnë dhe u bëjnë ballë sprovave të jetës.

"Forca e shembullit të saj sot është frymëzim dhe vijë ndarëse mes shumicës dërrmuese të shqiptarëve, që punojnë, rezistojnë e triumfojnë me dinjitet përballë sprovave të jetës dhe një pakice të zhurmshme dallkaukësh, llafazanësh e parazitësh, që në gjithë historinë e tij e kanë penguar e turpëruar këtë popull në rrugëtimin e vet të mundimshëm!" - shkruan Rama.


Lajmi kryesor:

Shefja e Spitalit Infektiv, Najada Çomo feston ditëlindjen! Urojnë Rama e Manastirliu: Forca e shembullit të saj sot është frymëzim për të gjithë


E.M./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 22 Shkurt, 21:11

    A duhet ta miratojë Kuvendi kërkesën e SPAK për arrestimin e Ballukut?