Shefja e Spitalit Infektiv, Najada Çomo feston ditëlindjen! Urojnë Rama e Manastirliu: Forca e shembullit të saj sot është frymëzim për të gjithë
Sot, shefja e Spitalit Infektiv, Najada Çomo feston ditëlindjen. Ndryshe nga vitet e tjera, ajo është në krye të detyrës duke iu përkushtuar pacientëve të infektuar me koronavirus.
Sot, shefja e Spitalit Infektiv, Najada Çomo feston ditëlindjen. Ndryshe nga vitet e tjera, ajo është në krye të detyrës duke iu përkushtuar pacientëve të infektuar me koronavirus.
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, përmes një postimi në Facebook i ka uruar ditëlindjen ku ndër të tjera shprehet se Çomo meriton përqafime nga të gjithë për përkushtimin e saj.
"Fjalët nuk do të mjaftonin kurrë, për të falënderuar këtë grua të fortë, e cila është vënë në krye të vijës së parë të frontit, në një prej betejave më të vështira më të cilat është përballur ndonjëherë shëndetësia dhe shoqëria shqiptare. Edhe 100 Prof. Najada" - shkruan Manastirliu.
Vajza e Najada Çomos e uron për ditëlindjen: Dhurata më e bukur që mund t'i bëni mamit, është respektimi i rregullave
Vajza e Shefes të Spitalit Infektiv, Najada Çomos, Greisi i ka kushtuar një mesazh të veçantë të ëmës me rastin e ditëlindjes.
Përmes një postimi në Facebook, ajo shkruan se si çdo ditë tjetër, Najada është në spital në krye të detyrës duke i shërbyer pacientëve të infektuar me COVID.
Ajo thotë se dhurata më e bukur që mund t'i bëni mamasë tuaj është të respektoni rregullat anticovid.
"Sot, si çdo dite tjeter ti je ne Spital, duke i sherbyer me perkushtimin maksimal çdo individi i cili eshte duke vuajtur pasojat e ketij virusi qe ka ndryshuar jetet e secilit prej nesh. Gezuar Ditelindjen mushi. Dhurata me e bukur qe mund ti beni mamit eshte te respektoni rregullat" shkruan Greis.
Urimi i Ramës për Najada Çomon: Përkushtimi i saj është frymëzim për të gjithë! I reziston me dinjitet sprovave të jetës
Edhe kryeministri Edi Rama ka uruar shefen e Spitalit Infektiv Najada Çomon për ditëlindje. Përmes një postimi në Facebook ai shkruan se përkushtimi i saj është frymëzim dhe vijë ndarëse mes shumicës të shqiptarëve që punojnë dhe u bëjnë ballë sprovave të jetës.
"Forca e shembullit të saj sot është frymëzim dhe vijë ndarëse mes shumicës dërrmuese të shqiptarëve, që punojnë, rezistojnë e triumfojnë me dinjitet përballë sprovave të jetës dhe një pakice të zhurmshme dallkaukësh, llafazanësh e parazitësh, që në gjithë historinë e tij e kanë penguar e turpëruar këtë popull në rrugëtimin e vet të mundimshëm!" - shkruan Rama.
Edhe 100 profesoreshe e nderuar! Je shembull i mbrekullueshem i mjekesise dinjitoze qe po sakrifikon prej muajsh duke shpetuar jete njerezish. Je heroine dhe frymezim per te gjithe!
Sondazhi i ditës: 27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
Të drejtë
24.4%
Të gabuar
68%
Nuk e di
7.5%
Vota total: 3073
Votat totale janë unike
Sondazhi i ditës: 27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
Gezuar ditlindjen Doktoresh e vyer.
PërgjigjuEdhe 100 profesoreshe e nderuar! Je shembull i mbrekullueshem i mjekesise dinjitoze qe po sakrifikon prej muajsh duke shpetuar jete njerezish. Je heroine dhe frymezim per te gjithe!