TIRANE - Revista “National Geographic” ka publikuar online intervistën e një ushtari amerikan që tregon pas kaq vitesh një episod të luftës së dytë botërore, ku përfshihet edhe Shqipëria. Një ngjarje që sot bën bujë pikërisht për faktin se është mbajtur e fshehtë për vite të tëra.
Harold Hayes ishte vetëm 21 vjec në nëntor të vitit 1943 kur avioni që mbante atë dhe 29 amerikanë të tjerë u rrëzua në Shqipërinë e pushtuar nga nazistët, por Cate Lineberry, autorja e librit "The Secret Rescue: An Untold Story of American Nurses and Medics Behind Nazi Lines,shkruan se gjithcka që ka ndodhur 70 vjet më parë, është fshehur aq mirë edhe ndaj familjarëve të njerëzve që ishin të pranishëm në atë aksident ajror.
“Gjatë rrugëtimit të tyre disamujor burra dhe gra përshkruan më shumë se 600 milje në terren të vështirë, u përballën me forcat gjermane, me urinë, me sëmundjet… dhe kur mbërritën tek forcat aleate u ndaluan nga ushtarakët që të tregonin qoftë edhe një hollësi të vetme.
Misterin e zgjidh pikërisht Hayes i vetmi antar i atij grupi që jeton ende zbulon detajet për autoren e librit. Harold Hayes ishte vetëm 21 vjec në nëntor të vitit 1943 kur avioni që mbante atë dhe 29 amerikanë të tjerë u rrëzua në Shqipërinë e pushtuar nga nazistët. Hayes ishte mjek dhe antar I skuadrës 807th Medical Air Evacuation Transport të vendosur në Sicili.
Ditën e aksidentit ata ishin 30 vetë që udhëtonin në avion dhe duhet të evakuonin disa pacientë në Bari. Koha dukej e mirë në fillim të fluturimit , por më pas u shfaqën retë dhe avioni u përfshi nga një stuhi. ”mund të shihnim një bregdet dhe pilotët menduan se ishim duke fluturuar në bregdetin perëndimor të Italisë.
Ata nuk e kuptuan që kishin kaluar Adriatikun” tregon Hayes. Kështu pilotët kishin gjetur një vend të përshtatshëm për tu ulur por të shtënat I kishin detyruar që të ngjitheshin sërish mbi retë. Mjeku amerikan tregon se dallonin male të larta që mbi re dhe më pas kuptuan se po ndiqeshin nga dy aeroplane luftarakë gjermanë. Shpëtimi ishte në tokë dhe pikërisht pranë një liqeni.
Hayes nuk tregon saktësisht se ku ndodhet ky vend në Shqipëri, por saktëson se kush u dha ndihmën e parë mjekëve dhe infermiereve amerikane. “ndihma e parë për ne ishin partizanët shqiptarë, antërë të një grupi rezistence që luftonte kundër gjermanëve. Ata na udhëhoqën nëpër male. Na ndihmuan gjithashtu disa fshatarë shqiptarë të cilët na mbajtën një natë dhe ndanë atë pak ushqim që kishin me ne.
Nëse do të na gjenin gjermanët kishte shumë të ngjarë që t’I vrisnin edhe ata. Jam I sigurtë se pa ndihmën e shqiptarëve ne nuk do të kishim mbijetuar atë dimër. “- tregon mjeku amerikan I cili ka treguar gjithashtu vështirësitë e shumta për mbijetuar duke u përballur jo vetëm me rrezikun e kapjes nga armiku por edhe më sëmundjet, këpucët e grisura, urinë e të ftohtët.
Por përse e gjithë kjo histori është mbajtur e fshehtë? Hayes i përgjigjet autores së librit:”Kur më në fund u kthyem tek aleatët, nuk na lejuan që t’I tregonin askujt se ku kishim qenë, se kush na ndihmoi apo sesi ia dolëm që të iknim. Fshehtësia ishte për të mbrojtur njerëzit që na ndihmuan por edhe për të ruajtur fshehtësinë e një rruge shpëtimi për të tjerë që mund të kishin nevojë të largoheshin nëse gjendeshin atje.
Pas luftës, Enver Hoxha u bë diktator i pamëshirshëm e Shqipërisë, dhe ne ishim të shqetësuar se në qoftë se ne do të nxirrnim emrat e shqiptarëve që shpëtuan jetët tona, ata do të vriteshin. Më vonë mësuam se një prej partizanëve që na ndihmoi, u burgos menjëherë pas luftës dhe u ekzekutua përfundimisht.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 24.05.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com