Vajzat e Obamës pëlqejnë
këngëtarin shqiptar, ja çfarë bëjnë

Vajzat e Obamës pëlqejnë<br />këngëtarin shqiptar, ja çfarë bëjnë
Në prag të largimit të të atit nga Shtëpia e Bardhë, vajzat e Barack Obamës nuk mund të mos e pëlqenin këngën “Don’t go” të këngëtarit shqiptar Jon Tarifa.

Videoja e tij është bërë virale në internet për shkak të përmbledhjes me momentet më pikante të Obamës.

Në një intervistë për “Wake Up” në Top Channel, këngëtari ka thënë se çastet më të bukura të Presidentit në ikje, po e bëjnë këngën të dëgjohet anë e mbanë botës.

“Kënga është publikuar edhe në CNN në Indi, por e kanë shpërndarë edhe vajzat e Obamës. Në fakt kënga i është dedikuar gjithë atyre që duan t’i thonë dikujt “Don’t go”, edhe pse prej videos që përshtati shqiptari Spiros Lena, ka marrë konotacion politik. Kur na erdhi në Facebook na pëlqeu shumë montazhi, aq sa vendosëm që ta shpërndanim menjëherë”, ka thënë Jon Tarifa.

Video aktualisht ka shkuar në 1 milion klikime. Por me përhapjen që po merr dita-ditës, gjasat që të shkojë në disa milion klikime janë të shumta.

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Paro Laçi trondit në 'Studio Live': Berisha, shkaktari i Tragjedisë së Otrantos! Për Katerin e Radës lajmëroi Italinë se po vinte banda e Zani Çaushit e armatosur

Paro Laçi trondit në 'Studio Live': Berisha, shkaktari i Tragjedisë së Otrantos! Për Katerin e Radës lajmëroi Italinë se po vinte banda e Zani Çaushit e armatosur