Vajzat si sorkadhe, djemtë si Petrita, Elbasan i bukur Elbasan

Vajzat si sorkadhe, djemtë si Petrita, Elbasan i bukur Elbasan

Vrasësi dje në Elbasan

Nga Bledi Mane

Një ish punonjës shteti me origjinë nga Tropoja që banon në Tiranë, ngjeshi armën në brez dhe shkoi të vrasë në emër të Partisë Demokratike në Elbasan. Nuk doli me armë rrugëve as të mbronte nderin e nëpërkëmbur, as të grabiste, as të luftonte krimin por të tregonte se dashuria për partinë nuk njeh as kode morale, as kode zakonore e as kode ligjore. Vrau dhe mori një jetë njeriu për ti treguar partisë blu se tribalizmi politik dhe jo vetëm vazhdon ti përçajë e ti ndajë militantët e sëmurë edhe sot. Një ish polic mori më qafë jo vetëm viktimën por edhe veten e tij njëkohësisht duke lënduar atdheun e të gjithëve në këtë kohë kolere prej pandemisë dhe partisë. Viktima tashmë do tretet nën tokë, mbi tokë vrasësi nga sot e tutje bëhet pishman. Do shkojë me pranga drejt izolimit dhe kur ta pyesin në burg pse erdhe këtu, do u përgjigjet i skuqur nga turpi:

-Kam vrarë në emër të Gaz Bardhit...

***

Ndërkohë në arkivat e policisë zbulohet se ky është krim i përsëritur. Në vitin 1991 shtetasi Gazmend Bardhi  ka shkulur flokët e kukullës në prani në edukatore Shpresës në ambientet e Kopshtit Nr. 2 në Kavajë

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vini: 22/04/2021 12:09

    QEkur japin mend drogaxhinjt si bledi mane

    Përgjigju
    • Vini nga Peqini: 22/04/2021 17:21

      O malok te kesh 5 gram mend ti sa Bledi nuk do gjakosnit o pjella te shpellave o morrat e shoqerise.

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë