Varianti Omicron dhe kufizimi i udhëtimeve! Krishtlindje në karantinë për ata që vijnë nga Afrika Jugore

Varianti Omicron dhe kufizimi i udhëtimeve! Krishtlindje në karantinë për ata që vijnë nga Afrika Jugore

Foto ilustruese

Të paktën 38 vende kanë raportuar raste të variantit të ri 'Omicron' të koronavirusit. Presidenti amerikan Joe Biden e quan variantin një shkak për shqetësim por "jo panik", ndërsa shkencëtarët punojnë për të përcaktuar nëse ai është më i rrezikshëm se llojet e tjera. Masat paraprake kërcënojnë rimëkëmbjen globale nga pandemia ndërkohë që Afrika e Jugut kritikoi kufizimet e udhëtimit të vendosura ndaj saj nga disa vende.

Krishtlindje në karantinë. Kështu mund të jetë sezoni i festave për ata që vijnë nga vendet e Afrikës Jugore në Aeroportin Heathrow të Londrës. Kjo pas raportimeve për mungesë dhomash në të ashtuquajturat hotele karantine pasi Mbretëria e Bashkuar tani kërkon izolim të detyrueshëm pas mbërritjes nga Afrika Jugore.

“Kjo ngarkesë për rezervime, ndryshimet e udhëtimit dhe më pas të gjesh se ku mund të bësh testin për COVID-in është stresuese. I detyron njerëzit të bëjnë diçka, duke i lejuar të udhëtojnë”, thotë Teresa Martin që po udhëton nga Afrika e Jugut.

Mbretëria e Bashkuar kohët e fundit vendosi një karantinë 14 ditore për udhëtarët që vijnë nga ato që ajo i konsideron "lista e kuqe", ose vendet me rrezik të lartë, si disa në Afrikën Jugore.

Shtetet e Bashkuara gjithashtu kanë vendosur kufizime udhëtimi për disa vende të Afrikës Jugore.

“Kur u vendosën kufizimet, të vetmet raste që ne dinim ishin në Afrikën Jugore. Kufizime u vendosën për të parandaluar ardhjen e varianteve të reja në Shtetet e Bashkuara dhe për të mbrojtur popullin amerikan nga variantet e reja”, tha drejtoresha e CDC-së Rochelle Wallensky.

Në një konferencë të fundit për shtyp në Bregun e Fildishtë, Presidenti i Afrikës së Jugut Cyril Ramaphosa i quajti ndalimet e udhëtimit "të pabazuara në shkencë" dhe tha se ato ishin një "shuplakë në fytyrë" për shkencëtarët afrikanë që zbuluan për herë të parë variantin Omicron.

“Ndërsa ne respektojmë të drejtën e çdo vendi për të marrë masa për të mbrojtur popullatën e tyre, bashkëpunimi i qëndrueshëm global që na nevojitet për të kapërcyer pandeminë kërkon që ne të udhëhiqemi nga shkenca dhe jo nga emocionet dhe konsideratat politike”.

Ndërsa Afrika e Jugut lufton valën e saj të katërt të COVID-19, e mbizotëruar kryesisht nga varianti Omicron, drejtoresha e CDC-së Rochelle Walensky justifikoi qasjen e kujdesshme të agjencisë.

“Ne dimë se ai ka shumë mutacione, më shumë se variantet e mëparshme. Shumë prej këtyre mutacioneve janë shoqëruar me variante më të transmetueshme, që depërtojnë tek disa prej terapive tona, dhe potencialisht tek një pjesë e imunitetit tonë, dhe kjo është ajo që ne po e vëzhgojmë me shumë kujdes“.

Deri të shtunën, të paktën 16 shtete amerikane raportuan raste të variantit Omicron. Ndërsa shkencëtarët vazhdojnë kërkimet, zyrtarët shëndetësorë përgatiten për përhapjen e asaj që ata e kanë quajtur një variant shqetësues./VOA/

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?