Vasilika Hysi: Zgjedhjet më 30 qershor do të jenë të qeta

Vasilika Hysi: Zgjedhjet më 30 qershor do të jenë të qeta

E ftuar në studion e Report Tv, deputetja e PS-së Vasilika Hysi ka komentuar procedurat e dekretit të presidentit Ilir Meta për të anuluar zgjedhjet lokale të 30 qershorit duke thënë se ishte një vendim jo i drejtë dhe pa peshë juridike.

Më pas Hysi ka thënë se Komisioni i Ligjeve i ka bërë edhe një kërkesë Metës për ta dëgjuar në lidhje me 55 fimrat e rezolutës së deputetëve për Metën, por Presidenca nuk është përgjigjur.

Kështu Hysi ka thënë se tashmë pas procedurave që do të kryhen, pritet të ngrihet një Komision Ligjor për të shqyrtuar nëse Meta ka bërë shkelje të rëndë të kushtetutës.

"Kuvendi ka miratuar një rezolutë, për dekretin e Metës. Kuvendi ndjek një procedurë. Kërkesa e 55 deputetetve është përcjellë në Kuvend dhe më pas në Komisionin e Ligjeve. Këta të fundit i drejtojë një kërkesë presidentit për tu dëgjuar por ai nuk ktheu një përgjigje, por vetëm nëprmjet sekretares së përgjithshme. Seanca Plenare do të shqyrtojë ngritjen e komisionit hetimor. Procedura për 15 ditë do të shqyrtojë kërkesën e 55 deputetetëv dhe më pas do të ngrihet hetuesia nëse është shkelje e rëndë. "

Ndërsa për sa u përket zgjedhjeve të 30 qershorit Hysi ka deklaruar se do të jenë të qeta dhe nuk do të ketë trazira.

"Do të respektojmë standardet. Duke filluar që nga KQZ e deri tek qendrat. Është e rëndësishme pjesëmarrja. Në këtë kuadër është e përcaktuar....Presidenti ka dekretuar 30 qershorin. Fushata është në finalizimin na ndajnë tre ditë nga heshtja zgjedhore. KZA janë në punë trajnimet kanë filluar. Zgjedhjet janë legjitime. Do të theksoja se Shqipëria pjesëmarrjen nuk e ka të detyrueshme. Ne kemi të drejtë për të zgjedhur. në rastin konkret kemi LSI dhe PD jashtë dhe kjo është zgjedhje e saj. Por edhe të tjerët kan të drejtë të mbështesin me votë. OSBE  ka monitorues. Do të monitorojnë procesin. Kjo është jë fushatë që nuk ka kosto ka një stil tjetër. Marrveshja e 2017 ka bërë dy ndryshinm. Për krimet elektorale dhe ashpërsimi i krimeve dhe e dyta transparenca e financimit të fushatave. Anulimi i zgjedhjeve nga Presidenti nuk e qetsoj situatën e agravoj dhe rriti elementet e dhunës. Data 30 do të jetë e qetë. Nuk ka shqiptarë që sekrifkon dhe të provojë burgun sepse kërkon një lider i opozitës. Me kërkesë të opozitës ne kemi bërë ndryshime në kodin penal dhe cdo pengim, ndalim ndaj zgjedhësve...Për person që kandidojnë si deputet duhet të zgjedhen. nuk mendoj të ketë shqiptarë që të prishi të ardhmen e vet për një kryetar partie. " ka thënë ajo.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vicidoli: 25/06/2019 17:19

    Para Laci para cubaz w mij ta kallim kete vend

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

'Ne blejmë më shtrenjtë se qytetarët e BE', deputetja e PL-së: Shëndeti i shqiptarëve kërcënohet si nga prodhimi vendas dhe ai i importit

'Ne blejmë më shtrenjtë se qytetarët e BE', deputetja e PL-së: Shëndeti i shqiptarëve kërcënohet si nga prodhimi vendas dhe ai i importit