Në kulmin e fushatës elektorale eksponentë të lartë të Partisë Demokratike në Vaun e Dejës po mbështesin hapur kandidatin e majtë Gjok Lleshi, I cili ka edhe mbështetjen e deputetit të përjashtuar nga Partia Socialiste, Tom Doshi.

Mësohet se një nga personat e propozuar nga Partia Demokratike për kandidat për kryetar bashkie në Vau të Dejës në këto zgjedhje, Gjon Babani dhe Lek Bibaj I zgjedhur kryekomunar ne Hajmel nën siglën e Partisë Demokratike por edhe Gjon Paloka mbështesin hapur kandidaturën e Gjok Lleshit.

Gjon Paloka në një takim të zhvilluar në Hajmel ku ishte edhe deputeti Tom Doshi, shprehu mbështetjen për kandidatin e ASHE-së Gjok Lleshi. 

Ndërkohë edhe deputeti, Tom Doshi, u kërkoi banorëve të zonës mbështetjen për kandidatin Gjok Lleshin.

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)