Çdo njeri gabon dhe bën gafa, pavarësisht nëse është një qytetar i thjeshtë apo zyrtar i lartë, madje dhe drejtues i vendit. Dhe gafa nuk bëjnë vetëm shqiptarët, por politikanët në mbarë botën. Diçka e tillë është regjistruar edhe në Rusi, ku ministri i Bujqësisë, Alexander Tkachev, ka bërë një gafë, ku edhe vetë Presidenti Vladimir Putin nuk e ka mbajtur dot të qeshurën.
Ministri po propozonte një plan për rritjen e eksportit të mishit, ku përmendi dhe eksportimin e derrit në Indonezi. Ai ka dhënë një shembull të Gjermanisë mbi eksportimin e mishit të derrit në disa vende si Japonia, Kina dhe Indonezia.
/Shqiptarja.com

Menjëherë ka ndërhyrë Presidenti Putin, i cili duke buzëqeshur i ka kujtuar ministrin se Indonezia është vend mysliman dhe për rrjedhojë nuk e konsumojnë mishin e derrit. Ndërsa ministri vijoi me shaka, duke thënë se “do e hanë”, por sërish Putin iu përgjigj se “jo, nuk do e hanë”.
Pas kësaj bisede të shkurtër, ata kanë shpërthyer në të qeshura, ndërsa ministri sqaroi se donte të thoshte se e kishte fjalën për Korenë e Jugut, por e ka ngatërruar me Indonezinë.
Redaksia Online
D.Ç./Shqiptarja.com