Policia Rrugore ka vënë në pranga një 22-vjeçar i cili drejtonte automjetin nën ndikimin e alkoolit dhe për pasojë ka shkaktuar aksident në zonën e Kodër-Kamzës.
Policia ka publikuar edhe videon e momentit të arrestimit.
Në automjet, siç duket edhe nga pamjet, atij i është gjetur një shishe alkooli të cilën i riu e konsumonte gjatë kohës që ishte në udhëtim. Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar ndaj tij, policia i ka gjetur edhe një sasi lënde narkotike e llojit marijuanë.
I riu nuk ka bërë rezistencë përballë policisë rrugore, të cilët më pas kanë njoftuar patrullën e "Shqiponjave", duke vënë kështu në pranga 22-vjeçarin drejtues të automjetit.

Identifikohet 22-vjeçari, Endrit Gjoni me precedent
22-vjeçari që bëri aksident sot në Tiranë dhe më pas u arrestua nga policia pasi rezultoi i dehur dhe posedonte lëndë narkotike, është identifikuar si Endrit Gjoni me origjinë nga Tropoja.
Ai rezulton me precedent penal pasi një vit më parë është ndaluar nga policia teksa drejtonte automjetin në gjendje të dehur.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO