Shefi i qeverisë në faqen e tij në rrjetin social Facebook ka publikuar një video ku duket situata e rënduar e mbetjeve urbane në Shkodër.
“Çadra e Bashkisë Shkodër, modeli kuptimplotë i Republikës së Re”, ka shkruar Rama në përshkrimin e videos së publikuar në Facebook.
Kazanët në qytet nuk pastrohen në kohë, ndërsa probleme ka edhe pranë pedonales së Bunës ku mbetjet hidhen në ujë.
E njëjta tablo paraqitet në disa rrugë të metropolit verior, teksa në postimin e kryeministrit theksohet se ky është modeli i qeverisjes së PD.
Ndërkohë fushëgrumbullimet e mbetjeve si për shembull në Grudë të re, mbeturinat digjen farë pranë shtëpive.
Në materialin e publikuar në profilin e kryeministrit nuk harrohet të evidentohet se buxheti i bashkisë Shkodër për pastrimin për 2017 që është 18.2 milionë lekë.