Emma Stone, protagoniste e filmit La La Land ishte në qendër të vëmendjes gjatë ndarjes së çmimeve në cereminië e Golden Globes.
 
Ajo fitoi çmimin aktorja më e mirë ndërsa “La La Land” mori një serë çmimesh si filmi më i mirë, muzika më e mirë. Edhe aktori e regjisori më i mirë ishin pjesë e këtij filmi.
 
Por ndërsa Emma Stone po uronte regjisorin dhe skenaristin Damien Chazelle, ka ndodhur një incident tejet komik.
 
Ndërsa aktorja tentoi të përqafonte Chazelle, ai u puth me të dashurën duke e bërë Stone të kalojë një moment të sikletshëm.