Vdekja e 12-vjeçarit te Pediatria në Tiranë, reagon Policia: Humbi jetën pas një arresti kardiak

Policia ka reaguar për 12-vjeçarin Leo Sadiku që humbi jetën një ditë më parë (8 janar) në Pediatrinë e Qendrës Spitalore Universitare të Tiranës.

Në një njoftim zyrtar blutë bëjnë me dije se i mituri ndërroi jetë pas arresti kardiak.

“Më datë 08.01.2025, në QSUT, Tiranë, ka humbur jetën, një 14-vjeçar, banues në fshatin Pocestë, Maliq. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën, për shkaqe natyrale (arrest kardiak)”, informoi sot policia.

I mituri ishte transportuar më 7 janar në gjendje të rëndë nga Spitali i Korçës drejt Pediatrisë së QSUT me tension të lartë, glicemi të lartë, të vjella dhe temperaturë.  
QSUT me anë të një njoftimi zyrtar tha se pacienti është diagnostikuar me miokardit akut, një sëmundje e rrallë dhe e rrezikshme, e cila shoqërohet me shkallë të lartë të vdekshmërisë.

Pavarësisht kujdesit maksimal dhe trajtimeve të kryera sipas protokolleve mjekësore, ndarja nga jeta e pacientit ka qenë e pamundur të parandalohet.

Ndërkohë familjarët e viktimës jashtë kamerave u shprehën se djali ka qenë i shëndetshëm dhe nuk ka vuajtur nga asnjë sëmundje, madje merrej me futboll. Sipas tyre, mjekët nuk e trajtuan siç duhej, e shtruan për COVID, por pati shtrëngim në gjoks dhe humbi jetën.
 

Xh.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 8 Janar, 21:20

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Votuesit e PD dhe PS nuk ndikohen nga akuzat që SPAK bën për liderët e tyre politikë

Spahiu: Votuesit e PD dhe PS nuk ndikohen nga akuzat që SPAK bën për liderët e tyre politikë