Vdekja e Lady Dianës,Harry rrëfen 
sesi e përjetoi humbjen e nënës

Vdekja e Lady Dianës,Harry rrëfen <br />sesi e përjetoi humbjen e nënës
Vdekja e princeshë Dianës, tronditi të gjithë botën por pasojat më të rënda i ka përjetuar djali i saj Harry i cili për herë të parë rrëfen se për të përballuar vdekjen e nënës ka kërkuar ndihmën e një psikoterapisti.  

Gjatë një interviste për britaniken Telegraph ai shprehet se në atë kohë u mbyll në vetevete.

“Fusja kokën nën rërë, refuzoja të mendoja për të, por kjo nuk më ndihmonte. Ndihesha edhe më i trishtuar, shprehet Harry i cili në atë kohë ishte vetëm 12 vjec.

Më pas ai pëson një ‘kaos total’ të emocioneve kur ishte rreth 20 vjec duke  kujtuar edhe veten teksa vishej me rroba naziste apo publikonte foto intime nga festat në Las Vegas. Harry sot 32 vjec rrëfen se në atë kohë nuk e dinte se cfarë ishte e gabuar dhe cfarë jo.

“Humbja e nënës në moshën 12 vjecare ndikoi shumë tek unë kur isha në të njëzetat, largimi i saj ndikoi jo vetëm në jetën time personale por edhe në punë’ tthotë Harry.

Për një periudhë dy vjecare nën këshillimin e vëllait ai vendosi të konsultohet me një psikolog.

Harry, i cili është në një lidhje me aktoren Meghan Markle, thotë se sot është mirë.

“Për shkak të progresit që kam bërë në vitet e fundit, tani jam në gjendje ta marr punën time me seriozitet, jam në gjendje të marrë jetën time private seriozisht dhe të vë gjakun, djersën dhe lotët, në gjërat që me të vërtetë bëjnë ndryshime”, rrëfen princi.

Princi shprehet me tej se edhe sot mendon herë pas here se cfarë do të thoshtë nëna e tij për çdo veprim.


[gallery]21856[/gallery]

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?



×

Lajmi i fundit

Durrës/ 24-vjeçari plagoset me armë zjarri, paraqitet në spital! Rrethanat e paqarta

Durrës/ 24-vjeçari plagoset me armë zjarri, paraqitet në spital! Rrethanat e paqarta