Vdekja e minatorit në Bulqizë, nën hetim 2 përgjegjësit e teknikës dhe brigadieri! Në hetim edhe 2 të tjerë pas vdekjes së peshkatarit

Dy përgjegjës teknikë dhe një brigadier janë në hetim për shkak të vdekjes së minatorit Zini Murati dje në Bulqizë.

60- vjeçari, u zu poshtë nga masivi i dheut, teksa ishte duke punuar në një nga galeritë e subjektit ‘Çupi Grup’, me administratorë Arben Çupi.

Policia informon se lidhur me humbjen e jetës së 60- vjeçarit nisi procedimi penal për shtetasit H.D., 64 vjeç, me detyrë drejtues teknik;  A.A., 69 vjeç, me detyrë përgjegjës teknik, të dy banues në Tiranë, dhe M.S., 53 vjeç, me detyrë, brigadier, banues në Bulqizë.

Po ashtu, bëhet me dije se ka nisur procedim penal edhe ndaj dy personave, për ngjarjen e ndodhur dje, ku humbi e jetën  teksa po peshkonte 30-vjeçari nga Bulqiza, Klodian Kala

“Po nga ky Komisariat, janë kryer veprimet e para hetimore menjëherë pas ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme në lumin e fshatit Sofraçan, ku gjatë peshkimit me gjenerator humbi jetën shtetasi Klodian Kala, ju bëjmë me dije se, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasit A.K., 45 vjeç, dhe E.J., 33 vjeç, banues në Bulqizë, për veprën penale "Peshkimi i ndaluar". Këta shtetas kanë qenë duke peshkuar dhe si pasojë e energjisë elektrike të prodhuar nga gjeneratori, ka humbur jetën shtetasi K.K”, thuhet në njoftim.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

S.B/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

I mori 8 mln lekë pacientes me COVID te 'Shefqet Ndroqi' , Gjykata dënon me 4 vite burg për mashtrim sanitaren (EMRI)

I mori 8 mln lekë pacientes me COVID te 'Shefqet Ndroqi' , Gjykata dënon me 4 vite burg për mashtrim sanitaren (EMRI)