Nëntë ditë pas vdekjes së Aleksey Navalny në një koloni penale në Siberi, e veja denoncon autoritetet ruse. Sipas Yulia Borisovana Nalvalnaya, qeveria ka zbatuar shantazhe të shumta në përpjekje për të organizuar një "funeral të fshehtë". “Vdekja e tij nuk i mjaftoi Putinit”, akuzon ajo, ndërsa autoritetet po “ngacmojnë” dhe “shantazhojnë” nënën e tij, duke kërcënuar se do ta varrosin trupin e tij në burgun ku vdiq.
"Putini është i vetmi përgjegjës" për situatën aktuale, ai që jep urdhra, "i njëjti që pëlqen të tregojë se është një i krishterë i devotshëm", tha sërish e veja, në videon që tregon presidentin në ngjarje publike të lidhura me Kishën Ortodokse.
“Ti e ke torturuar në jetë dhe tani vazhdon ta torturosh pas vdekjes”, e akuzoi Yulia Navalnaya, e cila kërkon që trupi i të shoqit të lirohet “pa kushte”.
Dhe në përvjetorin e dytë të luftës në Ukrainë, që bie sot dhe të cilën presidenti rus e justifikoi me mbrojtjen e vlerave tradicionale, ajo i dërgoi një mesazh Kremlinit: “Na thoni të luftojmë kundër të keqes perëndimore, e cila ndërhyn në vlerat tona tradicionale, por ju vetëm vrisni. Bombardoni civilët natën, me raketa të fshehura në kisha."
S.G/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
3 Dhjetor, 08:56
Çfarë mendoni për lëvizjen e Salianjit brenda PD?
-
Do ketë sukses
24.4%
-
Do ndahet nga PD
29.4%
-
Do shuhet
46.1%
Vota total: 557
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Nuk ka kuptim të përpiqesh të negociosh me Putinin', e veja e Alexei Navalnyt: Do të gënjejë, do t’ju detyrojë të luani lojën e tij
15 Shkurt, 11:28
-
E veja e Navalnyt: Një ditë dua të bëhem presidente e Rusisë! Putin përgjegjës për vdekjen e Aleksei-t
21 Tetor 2024, 17:38
-
Rusia fut Yulia Navalnayan në listën e 'terroristëve dhe ekstremistëve'
11 Korrik 2024, 23:06
-
Rusia lëshon urdhërarrest për Yulia Navalnaya, akuzohet si pjesëmarrëse në organizatë terroriste
9 Korrik 2024, 21:10
-
Putin mori mandatin e pestë, Blinken: Zgjedhje shtypëse! Yulia Navalnaya: Ai nuk është presidenti i Rusisë
19 Mars 2024, 15:24
-
E veja e Navalny bën thirrje për protestë kundër Putinit
6 Mars 2024, 14:44
-
Biden takohet me gruan dhe vajzën e Navalnyt
23 Shkurt 2024, 11:19
-
Vdekja e Navalny, Moska: U godit nga sindroma e vdekjes së papritur! Zëdhënësja: U vra! Miku i kundërshtarit të ashpër të Putinit: Mendojmë se u helmua sërish
17 Shkurt 2024, 11:24
-
Aleksei Navalny, lideri i burgosur i opozitës ruse dërgohet në izolim të përhershëm
17 Nëntor 2022, 22:00
-
Në protestë për lirimin e liderit të opozitës Alexei Navalny, autoritetet ruse arrestojnë edhe gruan e tij
23 Janar 2021, 17:24
-
SHBA/Pompeo thyen heshtjen për helmimin e liderit të opozitës ruse Navalny
26 Gusht 2020, 12:39