Vdekjet Covid nuk janë kaseta e Bellanicës

Vdekjet Covid nuk janë kaseta e Bellanicës

Kreu i PD Lulzim Basha

Me vdekjet e Covid 19 ka një lojë politike të pisët, në zhvillim e sipër, që, si rëndom lojrat e pista, po konsumohet zakonisht mbi shpatullat e qytetarit të thjeshtë shqiptar. Prej pesë ditësh, familjet e disa qindra viktimave të pandemisë në të gjithë vendin, por edhe mijëra të tjerë që thjesht konsumojnë politikë nga poltroni i shtëpisë, jetojnë nën ankthin psikologjik të një akuze të dalë nga zyrat e opozitës, për fshehjen e supozuar të numrit të saktë të të vdekurve nga Covid 19.

Lulzim Basha, i vendosur mbi një trysni deri diku qesharake nga qeveria, për akuzën  rreth implikimit të tij “të lashtë” në hetimet kundër UÇK, nuk ka duruar më dhe ka hedhur në media një tufë letrash, që i deklaroi si dokumenta të dala nga morgu i Tiranës. Në të cilat sipas tij mungojnë plot 400 persona, nga shifra zyrtare e të vdekurve nga virusi vrasës.

Kush sheh qasjen politike e mediatike që kjo ngjarje po merr në opinionin publik, e kupton shumë lehtë se PD ka vendosur ta trajtojë me “zjarr të ngadaltë” çeshtjen e vdekjeve Covid. Ashtu siç Edi Rama, Taulant Balla e të tjerë trajtuan kasetën e Bellanicës, ku u krijua përshtypje pak a shumë komike se në Tiranë ju vunë të raportojnë masakrat serbe në Kosovë…njëzet vjet pasi ato kishin ndodhur!

E ndërsa me ato ngjarje mund të përdorësh gjithfarë mënyrash e trukesh për ta zgjatur efektin mediatik, me akuzën për listat e trukuara të Covid është një histori krejt tjetër.

Prej ditësh opozita, e cila paraqitet në cilësinë e entitetit që ka hedhur akuzën dhe disponon provat, pritet të çojë në dyert e prokurorisë tufën e letrave që Lulzim Basha hodhi në mënyrën më të papërgjegjshme në studion e Opinion. Një akt i tillë kishte brenda shumë dëshirë për të bërë zhurmën dhe efektin surprizë, por siç po shihet prej pesë ditësh, ka fare pak vullnet për të bërë transparencë.

Me vdekjet e trukuara të Covid nuk mund të luhet. Certifikatat e vdekjeve janë akte të lëshuara në përgjegjësi ligjore nga mjekët. Nëse mbi to ka pasur abuzim nga institucionet e shtetit, duke trukuar shifrat e atyre që janë shpallur zyrtarisht nga mjekët si të vdekur me Covid, kushdo që ka një provë duhet të flasë. E jo të heshtë, siç po bën Lulzim Basha, i cili mesa shihet e ka futur edhe këtë çështje tejet delikate dhe të ngarkuar me emocion e ankth për të gjithë shqiptarët, në ingranazhet e kalkulimeve të tij politike e elektorale.

Deri tani kemi një akzuë të rëndë publike: qeveria ka trukuar shifrat e vdekjeve të Covid 19! Kemi fjalën e Lulzim Bashës, përballë fjalës së shtetit. Dhe që të jemi të qartë: opozita pretendon se bëhet fjalë për raste që mjekët i kanë shpallur zyrtarisht si të vdekur me Covid, e jo për certifikata ku i vdekuri e kishte virusin, por stafi mjekësor vendosi që vdekja vinte prej një sëmundjeje tjetër shoqëruese!

Prej pesë ditësh kjo përballje e shurdhët nuk ka ndryshuar. Basha bën akrobatin me vdekjen, qeveria bën murin hermetik që mohon gjithçka. Me logjikë shumëkush mund të pyesë se çfarë bën drejtësia që i sheh e i dëgjon të dyja palët. SPAK u shpreh formalisht se kjo çeshtje del nga juridiksioni i tij. Ndodhet i mbytur në aq shumë dosje që ka mbi tavolinë, sa ka preferuar të mos përzihet. Një vendim i diskutueshëm, por i marrë në një rrethanë që s’mund të kundërshtohet: akoma askush nuk është paraqitur me letra në dorë në dyert e një institucioni drejtësie për ta denoncuar këtë krim!

Nga ana tjetër, drejtësia shqiptare vijon të jetë e çmësuar të fillojë hetime me iniciativën e vet, kur fjala është për përplasjen e brirëve të të mëdhenjve. Se kur do të dalë nga kjo përgjumje nuk e dimë. Dimë vetëm që letargjia dhe pasiviteti ndaj akuzave publike është një sëmundje e vjetër dhe akoma e pashëruar.

Opozita ka çuar në prokurori lloj-lloj akuzash, me të drejtën e palës që dyshon dhe që kërkon të vërtetën. Përse nuk e bën të njëjtën gjë edhe për “të vdekurit e zhdukur” të Covid 19?! Apo pret që tronditja psikologjike që kjo histori ka shkaktuar në opinionin publik të kthehet në mllef, reagim dhe urrejtje ndaj qeverisë (kupto, në vota kundër Ramës!)? që një gjë e tillë të ndodhë duhet që provat të jenë të qarta për trukimin e shifrave mortore të pandemisë. Ndryshe, aq sa ka fituar Rama nga kaseta e Bellanicës, aq do të fitojë edhe Basha nga letrat makabre të morgut të Tiranës…

Eshtë koha që Lulzim Basha të flasë tani. Nuk e ka më luksin të heshtë!

I.K/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Akrepi: 25/11/2020 12:48

    Problemi i kasetave , e nje seri shpifiesh te uleta , u zgjidh . Nuk do ta besojne ata qe nuk duan ta besojne . Tani politika ka nje problem te hedhur nga opozita , ne lidhie me covid . Edhe ky problem me qetesi dhe siguri , te punohet dhe te dale e verteta . Nukse eshte nje ceshtie sido--kudo , kemi te bejme me jeten dhe trajtimin e popullit . Kurse e verteta i nevoitet popullit , por edhe politikes .

    Përgjigju
  • Luli: 25/11/2020 12:47

    Vetem te vdekurit e pakallur PD-LSI,mund te bejne politike me fatkeqet e vdekur,te vdekur ne mendim,ne ide ne program,ne dije e ne cdo gje qe bejne jane te destinuar te humbasin cdo beteje pa e filluar ate.

    Përgjigju
  • Ben Tironci: 24/11/2020 19:53

    Badha nuk flet se ja kane mbush gojen me m* t

    Përgjigju
  • O tej: 24/11/2020 19:28

    Bellanica ka me i fut hunin ne b* the Bashes.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë