/ATSH-AFP/ - Disidenti ukrainas, Leonid Pliuchtch, i cili u mbajt i mbyllur për tre vjet në një azil psikiatrik në kohën sovjetike dhe nënshtruar trajtimeve kimike, vdiq sot në moshën 76-vjeçare pranë Parisit, theksoi një prej të afërmve të tij.
"Leonid vdiq sot në shtëpinë e tij, pranë Parisit. Ishte një njeri i jashtëzakonshë, që ka kaluar ngjarje të tmerrshme", deklaroi mikja e tij, Arina Guinzbourg, ish-disidente në kohën sovjetike.
Shumë aktiv në publikimin e letersisë klandestine në Ukrainë, Leonid Pliuchtch u arrestua në vitin 1972 në Kiev për veprimtaritë e tij antisovjetike, pasi autoritetet e akuzuan për përkatësinë në grupin e parë të organizuar të disidencës, Grupi i Iniciativës për mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut në ish-Bashkimin Sovjetik.
Një vit më pas, ai u mbyll me forcë në azilin psikiatrik të Dnipropetrovskut në Ukrainë dhe iu nënshtrua gjatë pothuajse tre viteve trajtimeve kimike me bazë neuroleptikësh destinuar shkatërrimit të personalitetit.

LAJMET MË TË VLERËSUARA