Një protestues i Çadrës së opozitës në Bulevard është ndarë sot nga jeta.
Avni Bega prej 47 ditësh ka marrë pjesë rregullisht në tubimin maratonë përpara Kryeministrisë, ndërsa mësohet se mesditën e kësaj të mërkure ka ndërruar jetë.
Është deputetja e PD-së, Mimoza Hajdarmataj e cila shkruan në rrjetin social Facebook se nga sot Çadra ka një protestues më pak, një luftëtar të paepur siç e quan ajo.

(Protestuesi Avni Bega dhe kryetari i PD, Lulzim Basha)

(Postimi i deputetes së PD në Facebook)
"Çadra e Lirisë humbi sot një luftëtar të paepur por kauza e Avniut dhe e gjithë shqiptarëve do të fitojë.
Keqardhje dhe trishtim të thellë për humbjen e parakohshme jeta të Avni Begës.
Ngushëllimet më të përzemërta familjes, miqve, të afërmve dhe gjithë demokratëve në Tepelenë për ikjen e parakohshme të Avniut.
Një demokrat i shkëlqyer, një partiak me zell dhe pasion të jashtëzakonshëm, çdo ditë në Sheshin e Lirisë për kauzën e zgjedhjeve të lira.
Avniu kishte shumë besim në fitore dhe amaneti i tij është për ne një frymëzim edhe më i madh për ta çuar deri në fund rrugën e nisur.
I lehtë i qoftë dheu”, shkruan Hajdarmataj.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com