Autoriteti brazilian shëndetësor Anvisa njoftoi se një nga vullnetar e vaksinës COVID-19 të zhvilluar nga AstraZeneca dhe Universiteti i Oxfordit ka vdekur, megjithatë ka theksuar se studimet e mëtejshme do të vazhdojnë. Në deklaratën e tyre ata theksojnë se vullnetari nuk e kishte marrë ende dozën e vaksinës.
Autoritetet nuk dhanë detaje të mëtejshme, duke përmendur konfidencialitetin mjekësor të atyre që ishin përfshirë në prova.
Universiteti Federal i Sao Paulo, i cili po ndihmon në koordinimin e provave klinike të fazës 3 në Brazil, tha se vullnetari ishte brazilian dhe sipas mediave ndërkombëtare 28 vjeçari ishte mjek. Joao Pedro Feitosa, u njoftua se humbi jetën si pasojë e Covid-19.
Provat klinike të fazës 3 të AstraZeneca u pezulluan në fillim të shtatorit pasi një pjesëmarrës në studim në Mbretërinë e Bashkuar pësoi një dëmtim për të rifilluar sërish.
Provat kanë rinisur në Mbretërinë e Bashkuar si dhe në Brazil, por jo në SHBA. Vaksina po zhvillohet ne Universitetin e Oksfordit. Astrazeneca ka reaguar duke u shprehur se provat do të vijojnë.
“Nuk mund të komentojmë në raste individuale, ndërkohë që po zhvillohen provat për këtë vaksinë, pasi i përmbahemi rreptësisht konfidencialitetit mjekësor, por mund të konfirmojmë se janë ndjekur të gjitha proceset e kërkuara të rishikimit. Deri më tani nuk ka pasur shqetësime për ecurinë e vaksinës”-ka deklaruar Astra Zeneca.
Ndërkohë, agjencia e lajmeve Reuters thekson se vullnetari bënte pjesë në grupin e kontrollit, ku nuk merret vaksina anti-covid.