Veliaj me administratorët e pallateve: Thirrje banorëve të aplikojnë për fondin e komunitetit; Rrit ndjeshëm vlerën e pronës

Hapja e thirrjeve të reja për vitin 2024, sa i përket bashkëpronësisë dhe ruajtjes së ambienteve në pronësi të përbashkët ka qenë në fokus të bashkëbisedimit që kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj zhvilloi me administratorët e pallateve në kryeqytet. Sipas kryebashkiakut, edhe kjo nismë e iniciuar nga Bashkia e Tiranës, ashtu si në çdo punë dhe projekt në shërbim të kryeqytetit ka hasur në kundërshtinë e opozitës.

Për kreun e Bashkisë, vëmendja duhet t’i kushtohet shumicës që jeton punon me ndershmëri dhe atyre që e duan qytetin.

“Ka një minorancë që bën zhurmë çdo ditë, për çdo lloj pune. E filluan edhe tek këndi i lojrave me zhurmë, edhe tek Astiri, Pazari, edhe tek Kalaja, tek liqeni, edhe tek liqeni dytë i Farkës, edhe tek bulevardi. Pothuajse çdo punë. Edhe këtu tek Liceu, thane: “jo, po këta do bëjnë pallat”, ndërkohë shikoni çfarë auditori! Duket sikur i kushtojmë shumë vëmendje një grupi të vogël që bën zhurmë dhe harrojmë një shumicë njerëzish që jeton, që punon me ndershmëri, që e do qytetin, që mban pastër, që do rregull, që ka një komunikim serioz me komunitetin, që  kupton që atdheu nuk fillon tek pika doganore kufitare, por fillon tek shtëpia, pallati yt, tek shesh pushimi, tek mënyra se si bashkëpunon me komunitetin”, u shpreh Veliaj.

Kryebashkiaku theksoi se rritja demografike e Tiranës si dhe fluksi i qytetarëve të huaj që kanë zgjedhur të jetojnë apo punojnë në kryeqytetin shqiptar do të diktojë rrjedhimisht ndjesinë e menaxhimit të aseteve në komunitet edhe në gjuhë të huaj. Rritja e investimit në Real Estate, si një ndër fushat më të mëdha të investimit në kryeqytet, për kryebashkiakun konsiderohet si një lajm i jashtëzakonshëm, pasi do të sjellë automatikisht edhe rritjen e vlerës së pronës dhe cilësisë së jetesës në Tiranë.

“Në momentin që ky investim rritet, siç është rritur në këto 8 vite të kësaj administrate, për 93% të Tiranës që janë pronarë ky është një lajm i mirë, i jashtëzakonshëm, një lajm që secili njeri, edhe ata sharësit janë bërë më të pasur, se shajnë nga një divan në një shtëpi që vlen më shumë, vlen 2-3 herë më shumë, se sa vlente kur shanin përpara 8 vitesh për këndin e lojrave. Sot, edhe sharësi, ciniku më i madh, mohuesi më i madh i ndryshimit është bërë gjithashtu më i pasur”, tha ai. 

Veliaj bëri thirrje që 2024 të jetë viti ku të gjithë pallatet në kryeqytet të kenë administratorin e tyre. Sipas tij ky objektiv synon të nxisë ndjesinë e bashkëpronësisë dhe bashkëpunimit të vetë qytetarëve, ndërkohë që dënoi ashpër edhe sulmet vandale ndaj një ndërtese monument kulture, siç është Bashkia e Tiranës.

“Na rezulton në të gjithë botën, aty ku qytetarët marrin një pjesë ndihen pronarë. Ndërkohë po e bëri vetëm Bashkia vandalizohet si ata që hedhin molotov dhe thonë që jemi për teatrin dhe ndërkohë një monument kulture si ndërtesa e Bashkisë, nuk e kanë fare problem ta djegin dhe kjo fillon pastaj bëhet rrugë. Ndaj dhe në këtë sens, kërkohet ky bashkëpunim, ku Bashkia gjithmonë është mbi 50% pasi paguan dhe për pensionistin. Aty është edhe më kollaj se ata i mbulon Bashkia dhe vetëm ata që janë në marrëdhënie pune do paguajnë pjesët e tyre”- tha Veliaj.

Në fund të fjalës së tij, Veliaj nuk la pa përmendur edhe çështjen e shesh pushimeve në pallate, duke e cilësuar si një hapësirë që duhet ruajtur e mirëmbajtur nga të gjithë banorët. Përgjatë 7 viteve, fondi i komunitetit, me vlerë 100 milion lekë të reja në vit ka mbështetur 174 projekte.

M.Q./N.Xh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Agron: 16/05/2024 13:47

    Si ka mundesi qe Administratori nuk jeton ne pallat? Kto qe e bejn si pune nuk i intereson fare per pallatin. Nuk i intereson fare nqofse makinat bllokojn hyrjen e pallatit duke parkuar keq aty e duke bllokuar karrocat te dalin nga pallati (po keto nena me femij si do dalin kur e gjejn hyrjen e bllokuar nga nje makine?). Administratoret nuk i intereson fare te vendosin gjelberim, te krijojn kushte te mira ne pallat (si tapiceri ne hyrje qe kur bije shi mos te bejm pis gjith pallatin brenda 10 minuta), nuk i intereson fare nqofse pallati ka nevoj te aktivizoj ashensorin tjeter qe eshte lene pas dore. Atyre i intereson thjesht te bejn sikur bejn punen e tyre, ne minimumin e mundshem edhe te marrin leket. Kaq. Asgje. Asnje risi. Asnje permisim. Nuk eshte normale, jemi ne 2024 edhe administratori na thot: beni asemble me bordin. Ne bordin kemi 3 vite qe jetojm nuk e njofim, nuk na i ka prezantuar njeri, nuk ka kriuar nje mbledhje kurr deri me sot ky administrator. Athere cfar po ndodh? Pse behet puna kaq KEQ dhe ne menyre kaq e fshehte? Si ka mundesi?

    Përgjigju
  • Iris: 11/05/2024 03:40

    Nga komentet shoh pakenaqesi ndaj aministratoreve.Ndoshta duhet te mblidheni e te kerkoni nje rregullore te re ku administratori te jete nje nga banoret e pallatit,i zgjedhur me vote dhe me mandat te kufizuar dhe per cdo vendim e veprim te marre leje,te jape llogari e te mbaje pergjegjesi para banoreve qe e kane zgjedhur.

    Përgjigju
  • Alfred: 10/05/2024 22:41

    Administratori një grabitës i ligjëruar ,që mban nën administrim 7 apo 8 pallate dhe më së shumti nuk mban asnjë përgjegjsi për mirëmbajtje ,por vetem mbledh leket dhe paguhet .

    Përgjigju
  • Ana: 10/05/2024 16:14

    Administratoret vetem sa marrin paret se nuk bejne asgje, mundohen si e si te nxjerrin leke te shfrytezojne pronaret qe nuk eshte e ndereshme!

    Përgjigju
  • Lindi: 10/05/2024 15:16

    Administratorë që sillen si pronar pallatesh. Disa që s'kanë jetuar kurrë në pallate, janë kthyer në sherrxhinj.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?



×

Lajmi i fundit

'Jemi të vonuar në zbardhjen e bisedave në Sky Encrochat', gazetarja në '5 Pyetjet': Pjesa më e bukur kur të dalin bisedat e politikanëve

'Jemi të vonuar në zbardhjen e bisedave në Sky Encrochat', gazetarja në '5 Pyetjet': Pjesa më e bukur kur të dalin bisedat e politikanëve