Dikur një zonë që votonte djathtas, tashmë Kombinati është kthyer në udhëheqës të fitores së socialistëve në kryeqytet. Drejtuesi Politik i PS për Qarkun, Erion Veliaj, falënderoi socialistët për sakrificat e treguara ndër vite, për ta bërë PS forcë të parë.
“Kombinati është një dashuri e madhe. Është gjithmonë i pari për entuziazëm, i pari në beteja, i pari në fitore. Sot jam mirënjohës jo vetëm për Petron, por për Belindën, për Saimirin, për Erion Braçen, për të gjithë ata që, ndër vite, secili ka vënë tullën e tij, ka dhënë kontributin e tij, duke dhënë nga energjia e tij, një copë të zemrës së tij për dashurinë tonë të përbashkët, për familjen tonë të përbashkët, për skuadrën tonë të përbashkët, Partinë Socialiste të Shqipërisë. Skuadra më fitimtare, më patriotike, më progresiste, më europiane”, tha ai.
Ai nënvizoi se nuk ka asgjë më të rëndësishme se sa të lësh pas një qytet dhe një shtet më të mirë për gjeneratën tjetër.
“Këtë nuk e bën dot çdo forcë politike! Shqipëria ka mbi 100 parti të regjistruara në gjykatë, nga të 100-ta, vetëm një bën shtet dhe bën qytet; bën çerdhe dhe shkolla; bën kopshte dhe parqe; ndërton lagjet e tërmetit dhe infrastrukturën moderne: Ajo quhet Partia Socialiste e Shqipërisë. Sot do të doja që t’i dedikoja pak kohë të gjithë atyre që kanë qenë pjesë e kësaj familjeje, që nga ’91-shi. Disa i dhanë jetën e tyre në 21 janar, disa të tjerë, si Remzi Hoxha, u zhdukën nga SHIK-u i Saliut. Disa të tjerë, si Erion Braçe, Petro Koçi, Edi Rama, Servet Pëllumbi dhe Blendi Gonxhe, u rrahën barbarisht sepse ishte një kohë kur, për të bërë karrierë në shtet, duhet të rrihje një socialist, duhet të zhdukje një socialist, duhet të vrisje një socialist. Këto ishin kohët e vështira”, kujtoi Veliaj.
SI.E./I.M/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Alibeaj iku nga grupi PD, çfarë duhet të bëjnë deputetët e tjerë pro Bashës?
-
Të ikin
62%
-
Të qëndrojnë
29.6%
-
Nuk e di
8.5%
Vota total: 1641
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Mero Baze: Debati mbi protestat 'anti-Veliaj' zbulon axhendën fals të opozitës
22 Qershor, 20:36
-
100 kilometra me biçikletë brenda ditës, 70-vjeçari Syrja Belliu nga Fan Zona: Jam si ujku, do lëviz sa të jem i aftë
22 Qershor, 18:10
-
Veliaj nga Njësia 10: Alternativa e opozitës janë gomat e djegura
22 Qershor, 18:01
-
Tiranë/ Dhunë në familje dhe në gjendje të dehur në timon, arrestohen 3 persona
22 Qershor, 13:27
-
Sezoni turistik/ Veliaj: Do shtohet volumi i pastrimit të Tiranës, udhëzoni turistët të mos lënë qeset me plehrat tek dera
22 Qershor, 13:23
-
Protestat para bashkisë/ Veliaj ironizon Këlliçin: Ky vetëm lyen flokët, sa flokë ka mbjellë ai, aq shkolla kemi bërë ne
21 Qershor, 17:21
-
Shqipëria në 'black out' total për 30 minuta, ndërprerje edhe në Mal të Zi, Bosnje e Kroaci! Balluku: Ende jemi në rrezikshmërie të lartë! OST: Defekti nga Greqia nga temperaturat ektreme
21 Qershor, 12:47
-
'Grindjet e herëpashershme tronditën thellë marrëdhënien' Shkaqet që prezantoi Meta në padinë e divorcit me Kryemadhin
21 Qershor, 12:15
-
Tiranë, opozita sërish protestë para bashkisë, një grusht militantësh i bashkohen! Hedhin molotovë, rrezikohet dhe jeta e një polici! Shikoni pamjet me dron (FOTO+VIDEO)
21 Qershor, 11:30
-
Mos e humbisni këtë të shtunë te Pazari i Ri, muzikë dhe atmosferë fantastike! Hyrja free
21 Qershor, 10:11
-
Po ikte drejt Italisë me pistoletë në valixhe, arrestohet në Rinas 23 vjeçari nga Kosova (EMRI+FOTO)
21 Qershor, 09:27
-
'I pari të dhunonte me SHIK-un, i dyti të sabotonte', Veliaj me socialistët: Berisha është reduktuar në një dritare, Meta në një vare argëtuese
20 Qershor, 18:18