Veliaj: Nis puna për kampusin te ‘Qytet Studenti’! Qira falas për një vit për 52 familje në nevojë në Tiranë! Abone falas për studentët dhe subvencionim për konviktet

TIRANË- Abone falas për studentët, rimbursim gjysmës së tarifës për konviktet dhe miratimi i kredive të buta ishin disa nga vendimet që mori Këshilli Bashkiak i Tiranës. Kreytarii bashkisë së Titranës, Erion Veliaj në një mbledhje me Këshillin Bashkiak prezantoi sot 19 vendimet e reja në të mirë të kryeqytetit. 

Veliaj u shpreh se në 19 vendime, përfshihen studentët, personat e verbër, kampusin e Qytet Studentit, që është investimi më i madh për studentët.  Veliaj tha se ka nisur puna për kampusin e 'Qytet Studentit' i cili prej kohësh u ishte premtuar studentëve, por në ndihmë të tyre do të jenë edhe abonetë falas në mënyrë që Bashkia të ndihmojë sadopak në përballimin e shpenzimeve. 

‘Shumë prej vendimeve janë një reflektim të situatës ku ndodhemi. Pra jemi duke bërë një mbledhje të jashtëzakoshme, nuk mund ta quajmë një mbledhje tipike. Se ne nuk mblidhemi çdo herë dhe bëjmë abonetë falas apo ndonjë përgjysmim të konvikteve, se këto nuk i bëjmë përditë...

Veliaj u shpreh se një vëmendje të veçantë do të kenë edhe baret e restorantet në kryeqytet të cilat shkaktojnë ndotje akustike. Veliaj u shpreh se me anë të një hartëzimi të Tiranës të zonave ku këto biznese do të ushtrojnë aktivitetin e tyre, do të gjendet një e mesme e artë.

‘Është hera e parë që e aplikojmë, gjë që duhet ta bëjnë edhe bashkitë e tjera. Ne duam të gjejmë një të mesme të artë për aktivitet e bareve, restoranteve dhe diskove. Pra duhet të kemi një hartëzim të Tiranës, pra ku do jenë zonat për aktivitetet e tilla. E kemi parë si funksionon jashtë që në zona rezidenciale nuk ka ‘buzuqe’. Duam që njerëzit të argëtohet por edhe që nesër të flenë gjumë e të ikin në shtëpi. ‘- tha Veliaj.

Kreu i Bashkisë së Tiranës u shpreh se do të ketë një riparim të dëmeve të banesave të qytetarëve të cilët nga pakujdesia kanë pasur dëme nga zjarri apo nga bombola e gazit. Kjo nismë do të ketë një fond prej 76 mln lekësh për tu sigurar që do të ribëhen të gjitha dëmet materiale. 

‘Ata njerëz që kanë pasur problematike, disa herë nga pakujdesia, disa herë nga bombola e gazit e shkujdesur... Kemi pasur disa raste në Tiranë dhe duam t’iu vijmë në ndihmë.  Kemi një relacion për 15 familje ku ne kalojmë një shumë prej 76 milionë lekësh për t’u siguruar që do të rregullohen dëmet materiale.’- tha Veliaj.

Veliaj u shpreh gjithashtu se për familjet në nevojë do të ketë subvencione të qirave për një vit të 52 familjeve në nevojë. Kreu i Bashkisë së Tiranës u shpreh se në një periudhë si kjo ku përballja me luftën, pandeminë por edhe me tërmetin, ndihmojnë sadopak në familjet e qytetarëve. 

‘Një vendim tjetër ka të bëjë me sumbvencionet e qirave, për të gjitha familjet në nevojë të cilat nuk e përballojnë dot qiranë e tregut. Unë besoj se sidomos në këtë kohë kur janë rritu aq shumë... Bëhet fjalë për nëna të cilat kanë vetëm një kryefamiljare nënë, familje të cilat kanë nevojë. Duam që këtë vit të ndihmojmë 52 familje në nevojë dhe t’ua paguajmë qiranë, që i shtohen listës që ne tashmë kemi në qiratë bashkiake. Pra kohëzgjatja është një vjeçare, pastaj do të rishikojmë  më tej.’-- tha Velaj. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:50
Marshimi dhe kërkesa në ditën e ‘Shkopit të Bardhë’, Veliaj: Do u vijmë në ndihmë personave të verbër me semaforët akustikë

 

Në mënyrë që të mos ndihen të ‘ngujuar’ në kryeqytet, në ditën e ‘Shkopit të Bardhë’ të verbërit marshuan në Tiranë. Me disa kërkesa të cilat i cilësonin si modeste, të verbërit kërkuan që përpos rritjes së ndihmave ata kërkuan edhe semaforë akustikë në mënyrë që mos të ndihen ndryshe nga të tjerët. Pikërisht për t’u ardhur në ndihmë këtyre qytetarëve, Veliaj komunikoi se në Tiranë do të vendosen semaforë akustike për personat e verbër.

‘Miratimi me planin tonë për personat me aftësi të kufizuara.  Për t’iu përgjigjur kërkesës së personave të cilët nuk shikojnë ne sot kemi instaluar nëpër semaforë për zë, për një tingull që lëshon që tregon kur ndizet për kalimtarët dhe kur për automjetet.’- tha Veliaj

Ora 18:14
Rritja e çmimeve, Veliaj: Abone falas dhe subvencion 50% të tarifës së konvikteve për studentët

 

Nisur nga pasojat ekonomike, që po ndihen edhe në vendin tonë, si pasojë e luftës në Ukrainë, Bashkia e Tiranës do të subvencionojë 50% të kostos së konvikteve, si dhe do të japë abone falas për të gjithë studentët. Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi sot këto dy vendime të rëndësishme, që lehtësojnë jo pak të rinjtë që studiojnë në kryeqytet, në këto kohë të vështira ekonomike, me të cilat po përballet gjithë bota.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj tha se kompensimi i biletës së pajtimit mujor të përgjithshëm për studentët do të vlejë për të gjitha linjat e transportit qytetës në Bashkinë e Tiranës për periudhën tetor 2022 – qershor 2023. Ndërkaq, pajisja e studentëve me abone studenti, do të bëhet falas nëpërmjet sistemeve elektronike të Kartës së Studentit.

“Për të gjithë studentët që kanë Kartë Studenti, mjafton paraqitja e kartës së studentit në pikat ku japim abonetë falas. Ne duam që ata ta marrin fizikisht abonenë me kartën e studentit, që kompanitë e transportit të mos i bien me top sepse nuk janë lekët tona, ndaj duhet t’i japim me transparence, që të sigurohemi që çdo student që e përdor abonenë të subvencionohet duke ia çuar ne pagesën kompanisë dhe jo student. Do kërkojmë që studentët ta marrin kartën e studentit, e cila jepet falas, në të gjitha fakultetet tona, pastaj me kartën e studentit të marrin abonenë. Ne numërojmë të gjitha abonetë e dhëna dhe në fund të çdo muaji, bashkia do të bëjë rimbursimet tek kompanitë, që studentët ta kenë transportin falas”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku informoi gjithashtu, se studentët do të lehtësohen nga tarifa e konviktit, gjysmën e të cilës do e paguajë bashkia.

“Të njëjtën gjë po bëjmë edhe për koston e konvikteve. Duam ta subvencionojmë 50%. Një rrugë më pak ose një investim më pak, të cilin mund ta bëjmë edhe vitin tjetër, kur të mbarojë kjo luftë e mallkuar dhe ky inflacion i mallkuar, që s’e kemi ne në dorë, por ama studentët i mbrojmë sot me transport falas dhe konvikte me 50% të kostos”, nënvizoi ai.

Ora 17:46
459 familje dhe çifte të reja përfitojnë kredi të butë në Tiranë, Veliaj: Në këtë kohë krize i japim prioritet atyre në nevojë

 

459 familje dhe çifte të reja në Tiranë do të kenë mundësi, që përmes programit të kredisë së butë, të marrin një shtëpi. Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi sot vendimin që i vjen në ndihmë direkt familjeve në nevojë dhe çifteve të reja. Ndërkaq, 268 përfitues të tjerë janë në listë pritje për marrjen e kredisë së butë. 

Kryebashkiaku Erion Veliaj siguroi se në këtë kohë lufte, e cila ka sjellë inflacion, Bashkia e Tiranës do të jetë pranë familjeve në nevojë.

“Nga thirrja e këtij viti janë deklaruar të rregullta 727 aplikime. Jemi në një stinë lufte, inflacioni dhe krize. Siç qeveria po ndihmon shtresat në nevojë, pensionistët, ndihmën ekonomike, pagesën e aftësisë së kufizuar, detyra jonë është, sidomos me familjet e reja, me studentët apo me abonentët e UKT, të bëjmë tonën, për aq sa të zgjasë kjo krizë. Edhe gjatë pandemisë dhe pas tërmetit prioritet mori ndihma ndaj atyre që kanë një nevojë në situatë krize. Por, nuk do t’i lemë pas dore edhe investimet, me shtrimin e rrugëve, mbjelljet etj. Thjesht u kemi dhënë prioritet shtresave në nevojë. Për këto 459 familje të reja i kemi gati që sot, që të deklarohen fitues, ndërkohë që 268 të tjerë ne do t’i kemi në një listë pritje”, u shpreh Veliaj.

Programi social i strehimit për “Subvencionimin e interesave të kredisë” synon të mbështesë në blerjen e shtëpive të para, me qëllim përmirësimin e kushteve të jetesës, nëpërmjet kredive hipotekore me kushte lehtësuese, e cila jepet për strehim. Programi i subvencionimit të interesave të kredive fokusohet në familje/individë që nuk disponojnë banesë në pronësi. Përparësi në përzgjedhje do të kenë: çiftet e reja dhe të rinj me moshë deri në 35 vjeç; individë/familje të minoritetit rom dhe egjiptian; gra kryefamiljare/gra të dhunuara.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Zbulohet 'streha e kokainës', gjenden 76 kg drogë, pakot dorëzoheshin me furgon! Mes 2 të arrestuarve 1 shqiptar

Itali/ Zbulohet 'streha e kokainës', gjenden 76 kg drogë, pakot dorëzoheshin me furgon! Mes 2 të arrestuarve 1 shqiptar