Veliaj:Paguani të plota sigurimet të
përfitoni nga skema e re e pensionit

VLORË - Ministri Erjon Veliaj ka bërë thirje se me hyrjen në fuqi të skemës së re të pensioneve në 1 janar 2015, është e rëndësishme që çdo qytetar t’i paguajë të plota sigurimet dhe të deklarojë pagën reale sepse kështu do të përfitojnë një pension më të lartë.
 
“Më vjen mirë që skema e re ka ndikuar në rritjen e numrit të punësimeve me rreth 44 mijë vetë, ku disa prej tyre kanë përfituar nga Fondi i Nxitjes së Punësimit. Kemi ende për të bërë, por krahasimi me atë çfarë kemi gjetur është si dita me natën. Me parë Fondi i Nxitjes së Punësimit nuk dihej nëse ekzistonte, shkonte në xhepat e zyrtarëve dhe punësonte zero njerëz”,- tha Veliaj.
 
 
Deklaratat e tij janë bërë në vazhdim të turit “Punë e mbarë”, një nismë për t’u njohur me të gjitha kompanitë dhe bizneset që u shpallën fituese nga programet e Fondit të Nxitjes së Punësimit. Gjatë ditës së sotme Veliaj vizitoi një fabrikë mobilesh në Vlorë, si përfituese e fondit prej 2,7 milionë dollarë për punësimin.
 
Ai tha se me programe si Fondi i Nxitjes së Punësimit po ndihmohen fillimisht sipërmarrësit shqiptarë, të cilët janë edhe punëdhënësit kryesorë në vend. “Këtë vit, për herë të parë, kemi pasur një ndarje transparente dhe pa burokraci e Fondit të Nxitjes së Punësimit. Për ata që janë vërtet të interesuar, si të rinjtë që takuam sot, në Shqipëri ka punë”,- deklaroi ministri Veliaj pas takimit.
 
Nga Fondi i Nxitjes së Punësimit në rrethin e Vlorës kanë përfituar 9 projekte me 204 të punësuar. Projektet i përkasin fushave të ndryshme si shërbime hoteleri, prodhim mobilje, duralumin, prodhim konfeksione, prodhim këpucësh etj. Gjithsej, me programet e Fondit të Nxitjes së Punësimit janë punësuar 3000 punëkërkues të papunë.
 
Veliaj Inspektim në shkollat profesionale. Viti i parë pa Universitete fantazmë
 Ai nënvizoi se MMSR-ja ka nisur një tur inspektimi edhe në shkollat profesionale në vend për t’u treguar qytetarëve, por veçanërisht të rinjve, se ato janë një mundësi e shkëlqyer për të fituar një zanat që të jep punë. “Fatmirësisht ky do të jetë viti i parë pa universitetet fantazmë, prandaj shumë prindër duhet të mendojnë se ndoshta një shkollë profesionale është zgjedhja më e mirë për fëmijët e tyre”.
 
Redaksia Online
(a.h./shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Ndikimi i Trump në Shqipëri, Galdini: Presidenca e tij do u dalë shtrenjtë politikanëve tanë! SPAK do trokasë në dyert e tyre

Ndikimi i Trump në Shqipëri, Galdini: Presidenca e tij do u dalë shtrenjtë politikanëve tanë! SPAK do trokasë në dyert e tyre