Veliaj PD-së e shoqërisë civile: Gjithë 
atë baltë...hidheni ushqim për pemët 

Veliaj PD-së e shoqërisë civile: Gjithë <br />atë baltë...hidheni ushqim për pemët 
7 mijë pemë në 7 muaj është përgjigja që kryebashkiaku Erion Veliaj i jep të gjithë zërave që i kanë dalë kundër, veçanërisht për projektin e këndit të lodrave te Liqeni Artificial në Tiranë, ku PD e shoqëria civile e akuzon se po vë në jetë një projekt që betonizion parkun e gjelbër.
 
Gjithë ajo baltë që prodhohet, më mirë të hidhet për të ushqyer pemët, se sa për të goditur njëri-tjetrin”, tha kryetari i Bashkisë së Tiranës gjatë aksionit për shtimin e hapësirave të gjelbra.
 
Ai theksoi se paralelisht me mbjelljen e pemëve, po vijojnë edhe investimet te Parku i Liqenit Artificial.
 
“Sot kemi vijuar me disa investime të tjera në Parkun e Liqenit, duke vendosur një shatërvan si kartolinën e ardhshme të Tiranës. Kjo është një pikë jashtëzakonisht e frekuentuar nga qytetarët e Tiranës dhe në total, me mbjelljet që kemi bërë në qytet dhe në parqet e kryeqytetit, sidomos në Parkun e Liqenit, e mbyllim marsin me 7 mijë pemë”, tha Veliaj.
 
Më tej, kryebashkiaku siguroi se do të vijojë mbajtja e ritmit të punës për mbjelljen e 1 mijë pemëve për muaj.
 
Gjatë aksionit për mbjelljen e pemëve, Veliaj, tha se ka nisur puna edhe për prishjen e disa ndërtimeve për zhvillimin e projektit të sheshit “Skënderbej”.
 
“Kjo fundjavë është një fundjavë pune dhe aksioni për Tiranën. Po punohet në disa vende me disa prishje në qendër të Tiranës, ndërtesa pa leje pranë sheshit “Skënderbej”, pas Teatrit të Operas dhe Baletit. Duhet të lirojmë hapësirat publike nga ata që e kanë uzurpuar, që të përgatitemi për fillimin e punës në sheshin ‘Skënderbej’”, u shpreh Veliaj. 

erion veliaj peme

erion veliaj peme

Redaksia Online
Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Rutte përsërit mbështetjen e NATO-s për Ukrainën në luftën kundër Rusisë

Rutte përsërit mbështetjen e NATO-s për Ukrainën në luftën kundër Rusisë