Veliaj: Tirana ka vend edhe për
 kafshët, 320 qen u vaksinuan

Veliaj: Tirana ka vend edhe për<br /> kafshët, 320 qen u vaksinuan
Në Ditën Botërore të Kafshëve Endacake, Bashkia e Tiranës dhe Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorit kanë nisur një fushatë ndërgjegjësimi me qytetarët për mënyrën sesi duhet kujdesen dhe sillen ndaj qenve të rrugës.
 
Kryebashkiaku Erion Veliaj, vizitoi sot ambientet e klinikës veterinare të kafshëve në Kombinat, ku mori pjesë në aktivitetin e parë të fushatës, e cila do të zhvillohet paralelisht edhe me procesin e trajtimit të qenve endacakë, duke i sterilizuar, vaksinuar dhe matrikuluar ata.
 
Veliaj tha se është e nevojshme që shoqëria të kuptojë se edhe kafshët kanë vendin dhe të drejtat e tyre.

veliaj
 
“Ne besojmë se ky është një proces i cili bëhet më i mirë kur njerëzit janë të edukuar dhe të arsimuar. Ne e dimë se kemi shumë njerëz që nuk i njohin kafshët e rrugës dhe mendojnë se janë të rrezikshme, ndërkohë që në pjesën më të madhe, ashtu siç e thanë dhe veterinerët, kafshët janë vetëm të frikësuara. Ne besojmë se në një qytet si Tirana ka vend për të gjithë; ka vend edhe për njerëzit,edhe për kafshët”, tha Veliaj.
 
Sipas tij, që nga hapja e klinikës veterinare në Kombinat deri tani janë vaksinuar 320 qen në të gjithë Tiranën. 290 prej tyre janë nxjerrë sërish në habitat ndërsa pjesa tjetër ndodhet ende në klinikë.

veliaj

Nëqoftëse ka familje që duan të adoptojnë një qen, klinika është e hapur për të gjitha, tha Veliaj ndërsa u bëri thirrje qytetarëve që të ndihmojnë pranë klinikës veterinare, për të patur një qytet ku edhe njerëzit rriten shëndetshëm, por edhe kafshët rriten shëndetshëm.   
 
"Në qoftë se ka njerëz ose familje që do të adoptojnë kafshët e rrugës, ne mund ta zgjidhim edhe më shpejt situatën e krijuar, sepse sikur secili në Tiranë të marrë një qenush nga rruga, ta rrisë në shtëpi dhe të përkujdeset, do të thotë që ka më pak probleme nëpër rrugë”, shtoi Veliaj.
 
Zonat kryesore ku është përqendruar aksioni i kapjes së qenve janë: Qendra Spitalore “Nënë Terëza”, Parku i Liqenit, Sheshi “Avni Rustemi” dhe zona e Pazarit të Ri, Lapraka, Unaza e Re, Don Bosko, Fusha e Aviacionit, Ali Demi etj. Prej tyre janë trajtuar dhe nxjerrë në habitat 290 qen, ndërsa pjesa tjetër ndodhet në klinikë dhe po i nënshtrohet ditëve të qëndrimit të detyrueshëm.

veliaj per kafshet

Pasi kapen, qentë dërgohen në Klinikën Veterinare, ku regjistrohen në një regjistër të veçantë. Më pas kafsha i nënshtrohet ndërhyrjes që ka të bëjë me sterilizimin, vaksinimin dhe matrikulimin (kapësja e verdhë e vendosur në vesh). Pasi kalon këtë proces, kafsha qëndron në klinikë mesatarisht 3 deri në 5 ditë. Pas kësaj, grupi i kapjes e rikthehen kafshën në zonën ku e mori në fillim. Procesi i trajtimit bëhet nga 5 kirurgë veterinerë, të cilët janë vullnetarë dhe asistohen nga veterinerët e Agjencisë së Mbrojtjes së Konsumatorit.

Redaksia online
(u.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Ivi Kaso flet për bisedat me Salianjin, mandatin e Manos dhe protestën: Andrean s’e shoh te Basha, Ervini më tha...

Ivi Kaso flet për bisedat me Salianjin, mandatin e Manos dhe protestën: Andrean s’e shoh te Basha, Ervini më tha...