Skeda/ Historia e Sarajeve të Toptanëve që u dogj qëllimisht në mesnatë dhe kush janë bashkëpronarët, mes tyre edhe gruaja e Nishanit! Veliaj: Zjarri u porosit nga politikanët (DOKUMENTET)

TIRANË- Një zjarr i dyshuar si i qëllimshëm në Sarajet e Toptanëve ka rikthyer edhe një herë në vëmendje historinë dhe luftën në prapaskenë për godinën monument kulture i kategorisë së parë në qendër të Tiranës.

Meqenëse qytetarët panë zjarrvënësin duke ikur me vrap, menjëherë nisën aludimet për një skenar të qarqeve të ndërtimit, për të ngritur kulla mbi sarajet. Por, një reagimi i kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, nxori në pah një të vërtetë tjetër, pasi akuzoi pronarët e sarajave se fshihen pas zjarrvënies, me qëllim për të asgjësuar monumentin e kulturës, për të shmangur shpronësimin nga bashkia që synon ta rikonstruktojë ndërtesën historike, për ta shpallur “shtëpi muze” të vizitueshëm edhe nga qytetarët dhe turistët. Në mënyrë indirekte, Kryebashkiaku Veliaj hedh akuza për ish presidentin Bujar Nishani, bashkëshortja e të cilit, (Odeta Nishani), është një nga bashkëpronarët e “Sarajeve”. Veliaj i përmend Nishanit, kohën kur si kryetar shteti doli kundër parkut të lojërave tek Liqeni Artificiale, dhe e akuzon për zjarrin në momumentin e Kulturës.  

“Në dallim nga shumë objekte për të cilat bëhet zhurmë pa lidhje si Lodrat tek Liqeni apo ngrehina e tallashit te Teatri Kombëtar, objekti Sarajet është monument kulture. “Dje, nën stilin e Shkolles Kosova, u tentua djegia e objektit nga dritarja e pasme që pronarët të ndalojnë shpronësimin. Zjarrvënësit e vërtetë janë porositësit - edhe për këta nuk do ketë mëshirë. Politikanë që ditën merakosen per lodrat, e natën zjarrin qytetit!”, shkruan Veliaj.

Po kush janë pronarët e Sarajeve të Toptanëve, për të cilët kanë nisur procedurat e shpronësimit?!
Sarajet e Toptanëve u ndërtuan rreth viteve 1833-1840. Ata ishin në pronësi të Selim Pashë Toptanit, pjesë e familjes çifligare dhe me titujt bejlerë. Më vonë prona njihej në emrin e dhëndrit të tij, Servet Bej Libohovës. Sipas degëve të trashëgimisë, sarajet kaluan në emrin e Osman Kazazit dhe Fehmi Kazazit. Këta të dy ua trashëguan pasurinë e paluajtshme Mustafa dhe Hamza Kosovës. Sipas dokumenteve, deri në vitin 1947, Sarajet e Toptanëve figurojnë me pronar Ali Kosovën, i cili është i biri i Mustafa Kosovës. Ali Kosova është gjithashtu babai i Odeta Nishanit, bashkëshortja e Bujar Nishanit. Për rrjedhojë, Odeta Nishani është sot nga një bashkëpronaret e Sarajeve të Toptanëve.

Pas rënies së regjimit komunist, pronarë të sarajeve arritën të bëheshin një degë tjetër trashëgimie e familjes Kazazi, përmes një vendimi të kthimit të pronave. Por, në vitin 1999, Ali Kosova, babai i Odeta Nishani, është njohur si një nga pronarët e sarajeve, përmes një vendimi gjykate. Pas këtij vendimi prona është ndarë në dy pjesë mes familjes Kosova dhe Kazazi.

Sarajet e Toptanëve janë një nga të paktat saraje feudalësh të ruajtura në qytetet e Shqipërisë. Ato përbëhen nga 32 ambiente në stilin oriental, të zbukuruara me dekoracione të ndryshme. Sarajet përbëjnë një kompleks arkitektonik me mure, oborre, puse, rrugë, porta të mëdha, banesa dhe ambiente ndihmëse. Rrethuar me mure masive të lartë prej guri, ky kompleks krijon një fortifikim, duke marrë pamjen e një kështjelle të vogël. Këto ndërtime, karakteristike për shtresën e feudalëve, u përhapën nga gjysma e dytë e shek. XIX në trevën e Tiranës.

Banesa me dy kate, e ndërtuar nga mjeshtrat dibranë, është vendosur mbi një parcelë të rrafshët me orientim nga jug-lindja, duke i drejtuar diellit pamjen kryesore. Ajo paraqet interes nga ana ndërtimore, si për kompozimin funksional, trajtimin arkitektonik-dekorativ, ashtu dhe të lidhjes së saj në një ansambël të vetëm me ndërtimet përreth.

Sipas gjithë regjistrave hipotekore, prona kufizohet nga veriu me rrugën Abdi Toptani (dikur Alqi Kondi), që është rruga që kalon para “Torre Drinit”, nga jugu nga ish – “Kinema Kosova”, nga lindja nga rruga “Hiqmet Dervishi”, në një gjerësi prej 34 m, nga perëndimi nga rruga “Pashë Toptani”.

Sipas gentplanit, brenda pronës si pasuri kryesore gjendet “Bar Restorant Sarajet” dhe një sipërfaqe trualli rreth 1500 metra, që sipas përshkrimit hipotekar i bie të dalë në pjesën fundore të rrugicës para ish godinës së PD-së. Vërtetimi hipotekor i lëshuar në vitin 2000 pas përfundimit të proceseve gjyqësore, vërteton se Ali Kosova është një nga trashëgimtarët e kësaj prone. Siç shihet në dokumente, prona ka numër 1/65 dhe përshkruhet shtëpia me dy kate, një ndërtesë dykatëshe në fund të truallit, një sallë mbledhjesh dhe një garazh.

Dokumentet hipotekore që gruaja e ish presidentit Bujar Nishani është pronare te sarajet e Toptanit

Dokumentet hipotekore që gruaja e ish presidentit Bujar Nishani është pronare te sarajet e Toptanit

Dokumentet hipotekore që gruaja e ish presidentit Bujar Nishani është pronare te sarajet e Toptanit

Dokumentet hipotekore që gruaja e ish presidentit Bujar Nishani është pronare te sarajet e Toptanit

B.K./KT/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Shqiptari dhunon gruan dhe djalin e mitur në Itali

Shqiptari dhunon gruan dhe djalin e mitur në Itali