VELIPOJË- Një aksident i rëndë është regjistruar mesditën e sotme e për pasojë ka humbur një person.

Burime për Shqiptarja.com bëjnë me dije se viktima është Pashk Çuku 50- vjeç  i cili pasi ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një mur rrethues.

Mësohet  se Çuku ishte drejtues i mjetit ti “Range Rover” me targa të huaja AP 201 A ka dalë nga rruga dhe për pasojë është përplasur me një mur anësor.

50- vjeçari u transportua për në spitalin Rajonal të Shkodrës  ku aty gjeti dhe vdekjen. 

[gallery]20176[/gallery]

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)