Vëllai i Elon Musk viziton Italinë, takime me ministra dhe Melonin në kryeministri! Opozita: Palazzo Chigi duket si një zyrë satelitore, tregoni çfarë diskutuat

Vëllai i Elon Musk viziton Italinë, takime me ministra dhe Melonin në kryeministri! Opozita: Palazzo Chigi duket si një zyrë satelitore, tregoni çfarë diskutuat

Kimbal Musk

Romë, 24 janar 2025 – Ministri i Kulturës i Italisë, Alessandro Giuli, zhvilloi një takim privat në Pallatin Chigi me Kimbal Musk, vëllain e Elon Musk, dhe Andrea Stroppa, përfaqësues italian i drejtuesit të Tesla, SpaceX dhe X, i cili pritet të marrë një rol në administratën e Trump si kryetar i Departamentit të Efiçencës (Doge).

Takimi, që zgjati rreth një orë, u përshkrua nga ministri Giuli si një bisedë mbi "gjëra të bukura". Musk dhe Stroppa, të shoqëruar nga Veronica Berti, bashkëshortja e tenorit Andrea Bocelli, vizituan disa ministri italiane për të prezantuar projektet e tyre. “Kemi një projekt për t’ua prezantuar autoriteteve,” tha Berti për gazetarët.

Gjatë vizitës, Kimbal Musk pati edhe një shtrëngim duarsh me kryeministren Giorgia Meloni. Pas takimit, ministri Giuli tha: “Ende është herët të japim detaje, por po flasim për ide të bukura, që përfshijnë kulturën italiane. Nuk mund të zbuloj më shumë tani.”

Kimbal Musk, i cili është një biznesmen, aktivist dhe anëtar i bordit të Tesla, njihet për investimet e tij në teknologji, argëtim dhe bujqësi. Në faqen e Tesla-s, ai përshkruhet si një filantrop dhe ndërmarrës që synon të fuqizojë novatorët dhe të përhapë teknologji të qëndrueshme.

Reagime nga opozita

Vizita e Musk nuk kaloi pa vëmendje nga opozita. Partia Demokratike kërkoi qartësi për projektet e propozuara dhe përfshirjen e institucioneve shtetërore.

“Palazzo Chigi duket si një zyrë satelitore e Musk,” akuzoi kreu i grupit parlamentar të PD-së, Irene Manzi.

Edhe Lëvizja 5 Yjet theksoi nevojën për transparencë.

“Kur përdoren hapësira institucionale, qytetarët kanë të drejtë të dinë. Transparenca nuk është një zgjedhje, por një detyrim,” thuhej në një deklaratë të komisionit të Kulturës së Lëvizjes 5 Yjet.

Ministria: Takim privat për projekte kulturore

Burime nga ministria theksuan se bëhej fjalë për një takim privat ku Kimbal Musk prezantoi disa projekte që lidhen me përdorimin e teknologjive të reja për promovimin e trashëgimisë kulturore italiane. Ndërkohë, u përjashtua mundësia që në bisedë të jetë diskutuar për Starlink.

Salvini dhe takimi me Musk

Edhe zëvendëskryeministri Matteo Salvini njoftoi për një takim me Kimbal Musk nëpërmjet rrjeteve sociale, duke postuar një foto me të. “Ishte një takim i këndshëm sot në Romë me Kimbal Musk, ku diskutuam për inovacionin, artin dhe potencialin e pafund të kulturës italiane në botë,” tha Salvini./ La Repubblica

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 24 Janar, 09:42

    Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Ndjekje si në filma në rrugët e Padovës, shqiptari i droguar dhe me precedentë përplas makinën me murin!

Itali/ Ndjekje si në filma në rrugët e Padovës, shqiptari i droguar dhe me precedentë përplas makinën me murin!