Vendimi i qeverisë/ Taksa e pronës në faturën e dritave, Haxhimali: Shkelje e hapur, të mblidhet nga bashkitë

TIRANE-Kryetari i Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë, Agron Haxhimali i ftuar në studion e lajmeve të Report Tv, ka komentuar vendimin e qeverisë për të futur taksën e pronës në faturën e OSHEE-së, duke ia hequr këtë kompetencë nga pushteti lokal.

Haxhimali ka thënë se ky vendim është një shkelje e hapur ligjore, pasi sipas tij, që në momentin kur u projektua taksa ishte përcaktuar që do mblidhej nga bashkitë. Me hyrjen në fuqi të taksës së pronës, Haxhimali tha se u mblodh nga shumë bashki në vend.

Në vitin 2018, kemi 2.8 milionë euro taksa të mbledhura. Bashkitë nisën të punojnë, filluan ankesat nga ministritë. Qeveria hodhi në treg këtë vendim të këshillit të Ministrave. Në 1 prill, bashkitë nisën të zbatojnë teknologjinë  e re. Bashkia e Tiranës nuk e ka miratuar ende në këshill, dhe nuk e mblodhi këtë taksë. Qytetarët s’dinë ku të paguajnë. Të paguajnë me metodologjinë e re, apo me të vjetrën. Të theksojmë është projekt. Kjo ka shkaktuar një kaos dhe destabilitet. Ne e kritikuam qeverinë, se nuk është mirë të ndërhyjë në mes të vitit buxhetor. Një qeveri e mirë e bën ligjin që në fillim të vitit. Nëse miratohet, hyn në fuqi në Janar. Në asnjë vend të botës nuk bëhen këto ndryshime në mes të vitit, por kjo është sekondare pas arsyes parimore. Qeveri a po ndërhyn në ndarjen e pushteteve.

Agron Haxhimali, kryetar i shoqatës së Bashkive në Shqipëri

I pyetur nga gazetarja Erjona Rusi, nëse vendimi i qeverisë lidhet me faktin se ndoshta me futjen në faturën e dritave, kjo taksë do të grumbullohet më lehtë, Haxhimali tha se OSHEE s’ka tagër për të mbledhur taksa që s’lidhen me energjinë.

Ka diçka këtu, OSHEE-ja s’duhet të mbledhë taksa. OSHEE ka një mbulim të madh të territorit, është e pranueshme.  Të gjithë kanë fatura dhe sahatë. Unë s’kam gjë me OSHEE-në në këtë drejtim, pasi këtë e imponon qeveria. Por OSHEE, veç kësaj, s’ka asnjë juridiksion tjetër për ta bërë, s’duhet ta bëjë. OSHEE përveçse ka adresë, s’ka të dhëna për pronën dhe banesat e shtetasve. Unë nuk mendoj se OSHEE ka të dhëna sa metra katrorë ka shtëpia ime, atëherë pse mos ta bëjë bashkia. S’ka database të të dhënave kadastrale ende.

Agron Haxhimali, kryetar i shoqatës së Bashkive në Shqipëri

Më tej, Haxhimali tha se qeveria ka nxjerrë një urdhër që sipas tij detyron institucionet shtetërore të japin informacion tek bashkitë, për pronat e qytetarëve. Kreu i shoqatës së Bashkive thotë se institucionet shtetërore nuk i janë bindur urdhërit, duke mos e zbatuar vendimin e qeverisë.

Qeveria ka bërë një metodologji të mirë që s'le opsione për të gabuar. I thuhet qeverisjes vendore, ke një set me opsione si ta identifikosh pronën, me vetëdeklarim, janë zyrat e hipotekave dhe agjencitë qeveritare. Ka bërë një vendim që urdhëron këto agjenci t’i japin informacion bashkive, por nuk zbatohet. Institucionet shtetërore nuk i binden qeverisë. Zyra e hipotekës nuk i përgjigjet bashkisë. Institucionet nuk japin të dhënat që duhet të japin tek bashkitë. OSHEE nuk ka të dhëna më shumë se bashkitë, ndaj s’duhet ta bëjnë.

Agron Haxhimali, kryetar i shoqatës së Bashkive në Shqipëri

Haxhimali ka folur edhe për skenarë politikë me vjeljen e taksave. Sipas tij, nëse taksa mblidhet nga qeveria atëherë kryetarët e bashkive nuk dëmtohen para fushatës.

Kur e mbledh qeveria, nuk preken kryetarët e bashkive pak para zgjedhjeve, është skenar që mendoj unë. Nuk është se qeveria shpenzon paratë e bashkive, por nuk bëhen dot autonome. Lekët i merr qeveria dhe i jep qeveria.

Agron Haxhimali, kryetar i shoqatës së Bashkive në Shqipëri

Haxhimali theksoi rëndësinë që sipas tij duhet të ketë mbledhja e taksës nga bashkitë, ku përmendi këtu taksat e vendosura në Tiranë që sipas tij, paguhen nga të gjithë qytetarët.

Nuk i ka asnjë institucion të dhënat e plota kadastrale. Ka plot probleme, pasi e ke ti dhe e përdor tjetri. Sigurisht që ka një hartë por kaq. Unë nuk mendoj se OSHEE është më e rëndësishme se sh.a e Tiranës. Ne nuk refuzojmë të paguajmë taksat e Tiranës. Më mirë seç i di bashkia punët, s’i di njeri tjetër. Me forcën e kartonit dhe qeverisë t’i mund të heqësh të drejtat bashkive, por ky s’duhet të jetë sistemi. Bashkitë duhet të marrin përgjegjësitë dhe të këmbëngulin për të marrë taksat. Ndikon edhe ekonomisht, pasi dëmtohen drejtpërdrejtë. Kjo është shkelje e pastër ligjore.

Agron Haxhimali, kryetar i shoqatës së Bashkive në Shqipëri

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • CaBone: 22/08/2018 07:05

    O boss ke fol shum bukur. Plotsisht te drejt ne cfar the 100%. Respekte Z. Haxhimali

    Përgjigju
  • Emigranti: 21/08/2018 21:05

    Taksat paguhen per ivestime publike ne çdo vend te botes. Por ne shqipri taksat jan per fushata elektoral per çakallet e depotetėve qofshi ps. pd. lsi. Jeni tē gjith njēsoj pa pērjashti. Zgjohu popull mos u rrej me 50€ qē fal Meta Berisha o Rama kto jan letra te djegura pre kohēsh.Duhe nje klas poltike e re .qē punon pēr tė mirēn e vendet e popullit

    Përgjigju
  • silvana: 21/08/2018 20:34

    Po duhet te futet tel energjia si ktu ne france edf ktu ne france para se te hapesh kontraten e re te elektrikut e para pyetje qe te behet te pyet da metra katror sa piece ke ne shpi te pyet sa persona je été sa elektromenage ke ne shpi utilisable taksa vjetore eshte 58euro ne 75 m2 pervec faktures une paguaj 55 euro ne muaj forfaitaire dhe ne fund te vitit behet llogaria e kw /h kete vit kisha harxhuar me pak me kthej 75 euro kursim qe i bie nje muaj e 15 dit une nuk do paguaj kjo eshte shteti i frances shtepia e komunes jane 670euro ne muaj gazi naturale 60 euro ne muaj per ngrohje uji dhe radiatoret pse ktu la del llogaria jek e jek nuk vajta me pushime jasht shtetit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja