328 ditë në hapsirë, ky është rekordi i ri i vendosur nga astronautja amerikane Christina Koch këtë të shtunë për fluturimin më të gjatë në hapësirë të kryer nga një grua. Rekordi i mëparshëm me 288 ditë mbahej nga ish-komandantja e Stacionit Hapësinor Peggy Whitson mes viteve 2016-2017.
Dyzet vjeçarja Christina Koch, me profesion inxhiniere elektrike nga Livingstoni i Montanës mbërriti në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor më 14 Mars dhe pritet të qëndrojë aty plot 328 ditë, ose afro 11 muaj, përpara se të kthehet në Tokë.
Edhe pse misionet janë zakonisht gjashtë mujore, NASA bëri me dije se kësaj here misioni do të zgjas deri në shkurt. Tejzgjatja në kohë e këtij misioni do të ndihmojë NASA-n të kuptoj më tepër rreth efekteve anësore që mund të paraqesin fluturimet e gjata në hapsirë, me qëllim për të mbështetur misionet e ardhshme për kërkime më të thelluara në hapësirë, në Hënë dhe Mars.
Rekordi botëror për udhëtimin në hapsiër është vendosur në vitet ‘90 me 15 muaj nga një astronaut rus në ish-stacionin hapësinor Mir, ndërsa rekordi amerikan me 340 ditë është vendosur nga astronauti Scott Kelly gjatë 2015-2016.