I vendosi tritol banesës së një polici dhe një qytetari në 2020, arrestohet 33-vjeçari në Shkodër

I vendosi tritol banesës së një polici dhe një qytetari në 2020, arrestohet 33-vjeçari në Shkodër

Efektivi i policisë Prelë Milani dhe foto nga banesa (4 janar 2020)

SHKODËR- Dy ngjarje të ndodhur në vitin 2020, ku u regjistruar shpërthim me tritol në dy banesa në Shkodër, janë zbardhur. Policia ka vënë në pranga 33-vjeçarin Dedë Nika, pasi dyshohet s ei ka vënë tritol banesës së një polici dhe një tjetër banese në Shkodër.

Këto ngjarje kanë ndodhur të dyja me datë katër janar, por Nika nuk ishte identifikuar dhe pas tre vitesh u bë i mundur arrestimi i tij, Ndaj 33-vjeçarit rëndon akuza për veprat penale "Shkatërrimi i pronës me eksploziv" dhe "Mbajtja pa leje e armëve luftarake shpërthyese", kryer në bashkëpunim. Policia po punon për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në kotëo ngjarje.

Më datë 4 janar, tre vite më parë, 33-vjeçari i ka vendosur tritol banesës së oficerit të policisë së shtetit Prelë Milani. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:45 në lagjen 'Guerrile' dhe nuk pati asnjë person të lënduar. Në atë kohë, polici Milani nuk ka qenë në banesë kur ka shpërthyer tritoli, por vetëm gruaja dhe vajza e tij. Milani ka dëshmuar në polici asokohe se nuk ka patur konflikte, por dyshonte se ky sulm i ka ardhur si pasojë e detyrës si shef stacioni policor.

Ndërkohë, një tjetër shpërthim me tritol është regjistruar pak pas mesnatës së datës 4 janar në Shkodër, që dyshohet se është vënë nga Nika. Tiritoli i ishte vendosur banesës së Zef Bungasë në lagjen “Shtoj i Ri”.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Gjykata e Apelit i jep vulën e PD-së Berishës, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Euro 2024/ Jose Mourinho jep parashikimet: Ja kush do jetë fitues! Bellingham lojtari më i mirë i turneut

Euro 2024/ Jose Mourinho jep parashikimet: Ja kush do jetë fitues! Bellingham lojtari më i mirë i turneut