TIRANË - Opinioni i Komisionit të Venecias lidhur me mandatin e Olta Xhaçkës, u bë objekt debati në Kuvend.
Krerët e grupeve parlamentare të PS dhe PD, Niko Peleshi dhe Gazment Bardhi patën replika në seancën e sotme plenare.
Peleshi kritikoi qasjen e PD-së në seancat plenare që kërkojnë t’i kthejnë në gjyqe politike. Më tej Bardhi, u shpreh se PD do denoncojë hajdutët që vjedhin prona publike me emër, pasi mazhoranca po i hedh vendimet e Gjykatës Kushtetuese në kosh sipas tij.
Ministri Peleshi theksoi se mazhoranca respekton autonominë parlamentare dhe vendimet e GJK. Ai kundërshtoi idenë e një "gjyqi publik" të kthyer në sulme politike dhe mbrojti qasjen e mazhorancës në ruajtjen e konkurrencës së lirë dhe interesit publik.
'U tha që ne synojmë ta kthejmë këtë sallë në gjyq publik. E thonë me zë të lartë për gjyq publik që të na ktheni në kohën e persekutimeve politike. E keni në avantazh që thoni fjalën e fundit për këdo që del para. Shqiptarët këtë e kuptojnë. Kaq e thjeshtë është sepse PS fiton.'
Deputeti Gazment Bardhi akuzoi mazhorancën për manipulime dhe shmangie nga respektimi i plotë i vendimeve të GJK, duke përmendur rastin e deputetes Olta Xhaçka. Ai deklaroi se interpretimi i Komisionit të Venecias dhe Gjykatës Kushtetuese është i qartë: vendimet janë të detyrueshme dhe nuk kushtëzohen nga vota parlamentare.
'Jemi shumë të ndryshëm në këtë sallë. Na mirëkupto shoku Niko, nëse vidhen pronat e ushtrisë i themi me emër dhe mbiemër. Nëse ne shoku Niko konstatojmë ligjet që i miratoni ligjet e Klodjan Zoto do e themi me zë të lartë. Kjo nuk është të godasësh biznesin por ata që vjedhin pronën publike. Por ata që i shërbejnë interesin privat që të mbrojmë konkurrencën e lirë. Jeni e vetmja mazhorancë që dy vendime të GJK i keni hedhur në kosh. Shembulli që jepni ju që na bëni moral, çfarë shembulli jepni ju për qytetarët që kanë konflikt. Për turpin tuaj, dhe kryetares së Kuvendit, u betuar se sapo të vinte Opinionit i Venecias do zbatonte këshillën. Shpiku një opinion që nuk ekziston. I tha shqiptarëve që KV na tha se jemi të pavarur dhe nuk i bindet Gjykatës Kushtetuese.
Kuvendi i detyruar të dërgojë në GJK mocionin për papajtueshmërinë e mandatit të deputetit. Nuk ka rëndësi ç’thotë Elisa, apo Klotilda por ajo që thotë GJK. Parimi është supremacia e kushtetutës dhe jo tuiteri i Edi Ramës. Të gjithë autoritetet janë të detyruar ti binden vendimeve. Parlamenti ndryshe nga reagimi juaj, nuk mund ti referohet parimit të ndarjes së pushteteve. GJK ka marrë dy vendime dhe zbatimi efektiv i tyre nuk mund të kushtëzohet me votim nga shumica parlamentare.'
Deputetja Klotilda Bushka theksoi se Komisioni i Venecias njohu natyrën detyruese të vendimeve të GJK, por nënvizoi gjithashtu rëndësinë e autonomisë parlamentare. Ajo u shpreh se çdo deputet ka të drejtën për të votuar në mënyrë të lirë, duke ruajtur standardet kushtetuese.
'Në deklaratën për shtyp KV, thotë Kuvendi i Shqipërisë ka njohur natyrën detyruese të vendimet e GJK. Komisioni thekson detyrimin e parlamenti për të respektuar kushtetutën. Ky respektin nuk duhet kushtëzuar nga voa parlamentare. Nëse kushtetuta i jep fuqinë për të votuar për një çështje përmbajtja e votës duhet vendosur lirshëm nga çdo deputet. Ju e lexoni si ju intereson. Paragrafi 22 flet për standardet që nuk i kemi vënë në dyshim. Unë besoj se ata që janë jurist dhe lexojnë jo vetëm dy paragrafë, se Venecia ka dhënë opinion të ndërsjelltë të drejtës së deputetit dhe vendimit të GJK. Nëse doni ta lexoni ndryshe, mos merrni fjalë të shkëputura. Kjo është çështje ky autonomia parlamentare ka fituar të drejtën e vet. Ka fituar të drejtën t’i njihet 1/10. Komisioni Venecias nuk bëhet debat publik.'
Bardhi theksoi se rasti i Xhaçkës përmendet disa herë në opinionin e Komisionit të Venecias, duke theksuar se zbatimi i vendimeve të GJK nuk mund të varet nga vullneti i shumicës parlamentare apo interesat personale.
'Kjo nuk është çështje Kushtetuta. U hap një gënjeshtër e madhe. Unë e lexova të plotë Kv. Vetëm në një paragra Olta Xhaçka përmendet 4 herë. Paragrafi 12 nis: në lidhje me rastin specifik, në qershor 2022 dhe fillon historikun e çështjes Xhaçka. Kur referon përgjigjen e pyetjeve ju çon tek vendimet e GJK dhe ju ka dhënë një këshillë. Zbatoni vendimet e GJK nuk varet nga vota dhe vullneti juaj apo halli juaj personal. Kjo nuk është çështje personale. Edhe fondet e AZHBR janë publike. Nuk nisesh nga halli jot për hallin e Oltës. Kjo është kushtetuta e republikës së Shqipërisë.'
Mazhoranca mbron autonominë parlamentare, ndërsa opozita insiston në zbatimin e pakushtëzuar të vendimeve të GJK, duke e parë këtë si një çështje themelore të shtetit ligjor.
Lajmi ne perditesim...
Deputeti Gazment Bardhi pati një replikë në parlament lidhur me opinionin e Venecias për mandatin e Xhaçkës, kësaj here me Bledi Çuçin.
Bardhi theksoi se në opinion nuk përmendet asnjë nga deklaratat e Çuçit dhe nënvizoi rëndësinë e respektimit të Kushtetutës dhe vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.
'Në këtë opinion nuk ka asnjë fjalë nga këto që thua ti. Unë kam dokumentin këtu ti thua njoftimi për shtyp,. Komisioni Venecias ka bërë një historik në pikën 11, në 2016 grupi i PD-së kishte qëndrimin para Gjykatës Kushtetuese që e drejta për ta vënë në lëvizje ishte e pakushtëzuar për 1/5. Gjykata Kushtetuese na tha jo zotërinj nuk legjitimoheni, t’i drejtoheni me 1/5. Pavarësisht se mendonim ndryshe iu bindëm vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Pas këtij vendimi ndryshoi ligji. Pastaj rishikoi në GJK dhe tha ndryshojeni sa të doni ligjin.
Ne jemi këtu për të përfituar pasuri publike për vete. Jemi këtu për interesin tonë apo publik? Jemi këtu për të respektuar kushtetutën apo për të respektuar republikën Xhaçka?
Aty ka vetëm një këshillë, Kuvendi të zbatoj vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Çdo gjë tjetër është dëshira juaj.'
Deputeti socialist Bledi Çuçi komentoi në parlament dhe ai opinionin e Venecias për mandatin e Olta Xhaçkës. Ai theksoi se vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të detyrueshme, por ngriti çështjen e instrumenteve për adresimin e papajtueshmërisë në këtë gjykatë.
Sipas tij, kushtetuta i jep parlamentit fuqinë për të vendosur mbi disa çështje, dhe përmbajtja e votës së deputetëve nuk duhet të imponohet.
Çuçi sqaroi se Gjykata Kushtetuese ka mbështetur vendimin e saj të vitit 2016, ndërkohë që ndryshimet kushtetuese dhe ligjore që pasuan njohin të drejtën e një të pestës së deputetëve për të çuar një çështje në Gjykatë pa miratimin e parlamentit. Ai vlerësoi opinionin e Venecias për respektimin e rolit të parlamentit, duke nënvizuar se dinjiteti i kësaj institucioni u konfirmua në raportin e Venecias.
'Nuk e kundërshtojmë faktin që është Gjykata Kushtetuese që shprehet për papajtueshmërinë. Është konflikti instrumentit si shkohet në Gjykatë Kushtetuese. Vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të detyrueshme të zbatohen. Në vendimet e Gjykatës Kushtetuese nuk duhet t’ja lej vendimmarrjes së parlamentit. Respektim nuk duhet të kushtëzohet nga një shumicë parlamentare. Kushtetuta thotë mund të përjashtoj disa çështje nga vendimmarrja e parlamentit. Ju thashë hajde ndryshojmë rregullat.
Por nëse kushtetuta i jep parlamentit fuqinë për të vendosur, për një çështje të caktuar, përmbajtja e votës nuk duhet të imponohet. Ju është mohuar një e drejtë kushtetuese që të shkoni në GJK me 1/5. Në rastin konkret i ka thënë GJK keni bërë gabim që i ktheni kthyer mbrapsht në 2022 për të shkaur me 1/5. GJK megjithëse 6 orë pati një debat dhe gjykim, i është përmbajtur vendimit të 2016.
Por në 2016 GJK nuk e ka pasur të qartë nëse mund të shkojë 1/5 pa shkuar në parlament. Dhe më pas u ndryshua kushtetuta që ka njohur 1/5 deputetëve dhe ka ndryshuar edhe ligjin për GJK. Opinoni i Venecias thotë se GJK duhet të marri parasysh opinionin e ligjvënësit në vendimet e saj. Që nesër po të shkoni ta çoni si 1/5 duhet t’ja pranoj. Nuk themi kurrë që marrim vendim ne për pa[pajtueshmëria. Opinioni i Venecias vuri në vend dinjitetin e parlamentit.'
Deputetja Jorida Tabaku ka shprehur kritika në parlament ndaj qasjes së mazhorancës në lidhje me opinionin e Komisionit të Venecias dhe moszbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.
Ajo nënvizoi se sjellja e njëanshme e shumicës parlamentare e dëmton rëndë imazhin e Shqipërisë dhe procesin e saj të integrimit europian:
'Sot Parlamenti duhet të diskutonte për opinionin e Komisionit të Venecias. Në fakt nuk duhet të kishte kërkuar fare opinion, duhet të ishte çështje e tejkaluar. Shqipëria e hapjes së negociatave nuk po zbaton vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Nëse parlamenti vazhdon me këtë sjellje të njëanshme me përshtypjen e një parlamenti që debaton, më vjen keq se Shqipëria ka probleme të përhershme dhe ai që ka pushtetin e përdor sot për të fituar pushtet nesër.'
Ministri i Drejtësisë pati një replikë me demokratin Flamur Noka gjatë seancës plenare. Manja tha se opozitën nuk e ndihmon retorika politike lidhur me opinionin e Veneciasm, pasi i dha të drejtë mazhorancës.
'Flamur, kam që në orën 10 me pak përjashtim të vogël për kafe. Nuk kam lëvizur dhe nuk kam ndërmend të lëviz deri në mbarim të seancës. Jam i bindur se me atë fjalor asnjë kuksian nuk është krenar. Dibran jo e jo. Ky lloj fjalori dhe një tjetër nuk na ka hije asnjërit. Bëjmë politikë pa diskutim. Nuk kemi të njëjtat qëndrime. Por të gjitha këto që diskutohen retorika politike, balta që hidhet për të gjitha temat sigurisht jeni të ftuar 11 maj për të na gjykuar. Fundi i këtij debati janë 11 maji, janë ata që do votojnë alternativat tona. Se kë do votojnë shqiptarët ti lëmë të vendosën. Ju jeni në efektet e listave të deputetëve në garë për 11 maj. Nuk ju ndihmon retorika për sapun as djath. Asnjëherë nuk kemi qenë dakord për komisionin e Venecias. Për opinionin e Venecias ju do kishit dalë të na thonit po të drejtë mazhorancës. Na dha të drejtë ne jo ju.'
Taulant Balla, hodhi poshtë akuzat e opozitës lidhur me interpretimin e opinionit të Komisionit të Venecias dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese për çështjen e mandatit të Olta Xhaçkës.
Balla theksoi se Komisioni i Venecias ka konfirmuar të drejtën e parlamentit për të votuar çështje që janë brenda kompetencës së tij. Ai nënvizoi se mazhoranca ka respektuar ndarjen e pushteteve dhe parimet e Kushtetutës, duke mos devijuar nga proceset ligjore.
'Unë nuk mbaj mend ndonjëherë një opinion të Venecias ku humbësit të mos e konsiderojnë si fitore, ndoshta se për shkak të matematikës 59 ju duket më e madhe se 2. Po të ishit ju, që kishit të drejtë, minimalisht kur kuvendi u mblodh dhe votoi, ju do kishit marrë fjalën e do kishit thënë do respektojmë vendimin e Gjykatës Kushtetuese nuk do shkojmë në votim. Më vjen mirë që opinioni i Venecias ka shkruar të zezë mbi të bardhë se parlamenti nuk është i detyruar të votojë në një mënyrë të caktuar, por gjthmonë është në gjendje të votojë çështje brenda kompetencës së vet. Çfarë ka bërë kuvendi? Ka votuar mbi çështje që kanë kompetencë sipas asaj që i ka përcaktuar kushtetuta. Nëse nuk do ti kishit sytë e mbyllur nga politika, siç i keni për fat të keq, do vinit këtu e do thonit që është respektuar ndarja e pushteteve, e një ditë mund të çohet Gjykatës Kushtetuese e të thotë nuk do të bëni më ligje se do I bëj unë. Jemi republikë parlamentare.'
Sipas Ballës, opozita manipulon opinionin publik duke e kthyer çdo humbje në një fitore të pretenduar.
'Ju ka ngelur sëmundje nga ish udhëheqësi që çdo humbje e ktheni në fitore.
Mos harroni se Komisioni i Venecias investohet mbi bazën e pyetjeve që i shkojnë. Pyetjet që i kanë shkuar ndoshta nuk e keni lexuar. Lexojini dhe ato dhe bëni derman edhe Asllanit se u bëmë si teatër kukullash. Kalojmë tek çështja tjetër se këtë e humbët.'