'Venecia': Projektligji për pronat i paqartë, merr shumë fuqi qeveria, duhet të rishikohet

Komisioni i Venecias ka publikuar thelbin e kërkesave dhe shkeljeve që janë konstatuar nga ekspertët në projektligjin “Për procedurat Kalimtare të Pronësisë”. Sipas opinionit të Venecias projektligjit për të drejtat e pronësisë i mungon qartësia. Pasi kanë mbledhur faktet në muajin shtator, ekspertët e Venecias kanë arritur në përfundimin se ky draft i lejon Këshillit të Ministrave të ketë fuqi të lartë rregullatore për të ndërhyrë në përfundimin e proceseve të pronësisë, apo thënë ndryshe regjistrimin e pronave që janë të paregjistruara në vend.  Ndër të tjera në opinionin e përmbledhur të Venecias thuhet se ka disa elementë që mund ta bëjnë projektligjin të papajtueshëm me Protokollin e Parë të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe Kushtetutën shqiptare. Ekspertët e Komisionit të Venecias, kërkojnë që të merren në konsideratë të gjitha rekomandimet e dhëna, si dhe Shqipëria të kërkojë mbështetje nga Këshilli i Evropës për ri-hartimin e projekt-ligjit dhe zbatimin e tij të mëvonshëm.

"Në një mendim të dytë për Shqipërinë, të kërkuar gjithashtu nga Kryetari i parlamentit shqiptar dhe miratuar sot, Komisioni i Venecias bën thirrje për rishqyrtimin e projektligjit për të drejtat e pasurive të paluajtshme, një temë e rregulluar përmes ligjeve të ndryshme të diskutueshme që prej dekadash. Ndërsa pranojnë qëllimin e ligjvënësit për të zgjidhur këtë çështje afatgjatë, ekspertët zbulojnë se projektligjit të propozuar (për përfundimin e proceseve të pronësisë kalimtare) "i mungon qartësia dhe saktësia", siç është mungesa e hapave themelorë procedural dhe afatet e përcaktuara qartë. Ekspertët janë të shqetësuar për fuqinë e tepruar rregullatore që i atribuohet Këshillit të Ministrave sipas projektligjit. Të kombinuara, këta elementë mund ta bëjnë projektligjin të papajtueshëm me Protokollin e Parë të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe Kushtetutën shqiptare. Autoritetet janë të ftuar të rishqyrtojnë projektligjin duke shqyrtuar rekomandimet e bëra në opinion dhe, nëse është nevoja, legjislacionin ekzistues ose të planifikuar në lidhje me të. Komisioni i Venecias sugjeron gjithashtu që Shqipëria mund të kërkojë mbështetje përmes bashkëpunimit ekzistues me Këshillin e Evropës në ri-hartimin e projekt-ligjit dhe zbatimin e tij të mëvonshëm" mbyllet deklarata, ndërsa të hënën do të publikohet opinioni i plotë në faqen zyrtare të Komisionit të Venecias.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Lezhës, PS përmbys rezultatin dhe merr 4 mandate deputetësh

Sondazhi i Lezhës, PS përmbys rezultatin dhe merr 4 mandate deputetësh