Veshjet që 'tronditën' botën (FOTO)

Veshjet që 'tronditën' botën (FOTO)

Në vitin 1980, stilisti amerikan Patrick Kelly promovon modelët afrikanë

Për shekuj, veshjet kanë qenë ‘të blinduara’ për ata që ndihen të tjetërsuar nga rryma, qoftë për shkak të pikëpamjeve të tyre, gjinisë, klasës, racës apo seksualitetit.

Nga kapela e kuqe "Liberty", e veshur në Revolucionin Francez, deri tek xhinset e grisura dhe parullat në T-shirt e tek kapelja rozë e “Marshit të Grave”, veshja është përdorur nga grupet  si mjet i rezistencës dhe në mënyrë që të shihet dhe dëgjohet nga ata që janë në krye të shtetit.

Këto janë pamje të zhvilluara në përgjithësi brenda lëvizjeve popullore e në kohërat e tronditura politike.

Sipas BBC, një ekspozitë e re në “Institutin e Teknologjisë së Modës” në New York, e cila eksploron mënyrat e shumëfishta me të cilat moda mund të ushtrojë fuqi, sugjeron se marrëdhënia nuk është gjithmonë aq e thjeshtë.

Veshja e rezistencës mund të jetë në modë dhe pista mund të jetë një mjet efektiv i protestës.

"Gjithmonë ka qenë në interes të një lëvizjeje të ketë një lloj kohezioni vizual",  thotë Emma McClendon, kuratore e "Power Mode".

E bardha do të vinte shpesh në formën e një versioni femëror të simbolit përfundimtar të qytetërimit mashkull, kostumit, siç ishin Suffragettes.

Ishte një kërkesë sartoriale për barazi, e shkulur nga pastërtia e ngjyrës së saj, e cila theksoi se gratë ishin ende qytetare ideale.

Si mbështetës aktiv i të drejtave të grave dhe LGBTQ +, kompania e stilistëve britanikë Tatty Devine ka hartuar koleksione për fushata anti-homofobie dhe në të njëjtën kohë me "Shoqatën Fawcett", bamirësia kryesore e Britanisë për barazinë gjinore.

Është e qartë se njerëzit do të vazhdojnë të duan të shprehin kundërshtimin e tyre ndaj statusit përmes asaj që veshin.

Dhe ndërsa markat më të vogla po shkojnë drejt zhvillimit e njohjes, McClendon thotë se shtëpitë më të mëdha të drejtuara nga korporatat do të duhet ta pranojnë këtë mjedis të ri gjithashtu.

"Industria nuk mund të heshtë!"

Ora 20:20
Veshjet që 'tronditën' botën
1/8
Kapela e përdorur në Revolucionin Francez
  • Komento

    KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

    • Sondazhi i ditës:
      27 Nëntor, 11:43

      Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



    ×

    Lajmi i fundit

    Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

    Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë