Vetëm 31 vjeç, mbrojtësi i Greqisë gjendet i vdekur në pishinën e banesës në Athinë! Karrierën e ndërtoi në Premier League

Mbrojtësi 31-vjeçar i Greqisë dhe Panathinaikosit, George Baldock u gjet i vdekur dje në mbrëmje (e mërkurë) në pishinën e shtëpisë së tij në Greqi (Athinë), duke shkaktuar një tronditje të madhe në futbollin grek.

Megjithëse pjesë e kombëtares së Greqisë, George Baldock nuk ishte pjesë e ekipit për ndeshjen Angli - Greqi në Nations League, teksa pranë pishinës në banesën e tij, u gjet me një shishe gjysmë të zbrazët vodke pranë.

Baldock po kërkohej nga bashkëshortja, e cila jeton në Angli me fëmijën e tyre, por nuk po arrinte ta kontaktonte dhe filloi të shqetësohej. Ajo informoi një mik të përbashkët për të shkuar në shtëpinë e tij në Glyfada, ku përfundimisht u gjet i vdekur, duke “ngrirë” familjen e tij, si dhe të gjithë futbollin grek.

I lindur në Angli, George Baldock kishte një karrierë të larmishme te Sheffield United, me të cilën luajti edhe në Premier League, para se të transferohej këtë verë te Panathinaikos, për të luajtur për herë të parë në Greqi, me të cilën u bë pjesë edhe e kombëtares për shkak të gjyshit të tij grek.

Familja ka konfirmuar vdekjen, ndërsa kërkon privatësi në këto momente të vështira. Ndërkohë që të shokuar shprehen te Panathinaikos, ndërsa ka pasur shumë reagime edhe nga klubet dhe futbollistët e Premier League që kishin luajtur bashkë me të.

Sipas informacioneve të protothema.gr, Baldock kishte vdekur në pishinë prej të paktën pesë orësh kur u gjet, me më shumë të dhëna që pritet të dalin pas autopsisë.

S.Dh/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

Tentuan të vrisnin Inez Hajrrullën dhe Ervis Matodashajn, SPAK kërkon 11 vite burg për Leonard Luzin dhe Muharrem Koroveshin! 2 vite e 9 muaj për Amarildo Nikollin

Tentuan të vrisnin Inez Hajrrullën dhe Ervis Matodashajn, SPAK kërkon 11 vite burg për Leonard Luzin dhe Muharrem Koroveshin! 2 vite e 9 muaj për Amarildo Nikollin