Vetëm pak muaj pasi u riemërua jep dorëheqjen drejtori i Parkut të Karavastasë: Ishte e imponuar! Profesionalizmi im s’më lejon të punoj me këto kushte

Vetëm pak muaj pasi u riemërua jep dorëheqjen drejtori i Parkut të Karavastasë: Ishte e imponuar! Profesionalizmi im s’më lejon të punoj me këto kushte

Ardian Koçi

Vetëm pak muaj pas u riemërua në detyrë, Ardian Koçi ka dhënë dorëheqjen nga posti i drejtorit të Administratës se Zonave të Mbrojtura Qarku Fier.

Në një postim në rrjetet sociale, Koçi shkruan se kjo dorëheqje ishte e imponuar e se profesionalizmi i tij nuk e lejon që të punojë në ato kushte. Ai ka reshtuar një sërë faktorësh që e detyruan që të marrë këtë vendim, ku ndër to thekson se stafi është i pakompletuar se kryhen emërime pa marrë mendimin e AdZM-së.

Një tjetër pikë të rëndësishme që përmend Koçi, është mungesa e komunikimit me drejtoreshën e Përgjithshme të Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, Daniel Pirushi, për detyrat që ai ka si drejtor i AdZM-së në Fier, ‘e theksuar kjo pas rikthimit të tij në punë me prishjen e urdhërit të saj për shkarkimin e tij’.

‘Te nderuar miq! E ndjej si detyrim t'ju informoj mbi statusin tim këtë fillim muaji.Nga 1 korriku nuk jam më drejtor i Administrates se Zonave te Mbrojtura Qarku Fier.Ne dt.15.6.2023 paraqita prane drejtorit të përgjithshëm të Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura dorëheqjen time të parevokueshme.
Pas riemërimit tim në mars, nga miq e shoke dëgjoja shprehjen "buka e thyer nuk ngjitet”, por une , me përgjegjësinë time ndaj detyrës , nuk mendoja që marrëdhëniet administrative epror-vartes te degjenerojnë sa të bëhet ky krahasim absurd. Në fakt ndodhi ajo që nuk mendoja, duke më detyruar të jap dorëheqjen. Nuk ishte nje dorëheqje normale ,por nje "doreheqje" e imponuar. Personaliteti dhe profesionalizmi im nuk më lejon të punoj në këto kushte. Më poshtë gjeni tekstin e dorëheqjes time, ku reshtoj nje sër faktorësh, që më detyruan të marr këtë vendim. Falenderoj të gjithë për mbështetjen qe me keni dhënë!’- shkruan Koçi.

Më në mars të këtij vitit, Ardian Koçi u pushua nga puna pas një interviste për Zërin e Amerikës lidhur me turizmin natyror në Shqipëri. Agjencia e Zonave të Mbrojtura, përmendi si shkak të pushimit nga puna mos-marrjen e lejes tek eprorët për intervistën. Por vetëm një javë më pas Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura anuloi urdhrin për pushimin nga puna të Drejtorit të Parkut Kombëtar të Divjakës. Koçi tha asokohe se do të rikthehej në detyrë duke tërhequr një padi që kishte depozituar në gjykatën civile të Lushnjës, menjëherë pas urdhrit të parë të pushimit nga puna.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • sami: 06/07/2023 16:04

    Ky akt tregon nne burreri dhe keshtu duhet te veprojne te gjith ata qe kane inteligjencen dhe zotesine ne punen e tyre per zbatimin e ligjit jo urdhrave nga eprore te degjeneruar e te koruptuar qe fatkeqesisht koha ka treguar qe jane me shumice, ministria perkatese nqse i ka mbetur pak cipe duhet te veproi me masa te rrepta ose te qendroi ne keneten ku ndodhet.

    Përgjigju
  • Lola: 06/07/2023 07:45

    Cdo pozicion dhe institucion është bërë pronë e injorancës dhe arrogancës.Dhe duan të mbanë mjekë dhe profesionistë me zor që pastaj ti hedhin rrugëve.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e 47 vjeçarit në Tropojë, autori arrestohet pas 3 ditësh, ishte fshehur në një banesë të braktisur në Markaj

Vrasja e 47 vjeçarit në Tropojë, autori arrestohet pas 3 ditësh, ishte fshehur në një banesë të braktisur në Markaj