Vetingu fal prokuroren Sevdari, gaboi me një dosje pasurie

Vetingu fal prokuroren Sevdari, gaboi me një dosje pasurie

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit

Komision i Pavarur i Kualifikimin, me trupë gjykuese të përbërë nga Firdes Shuli, Valbona Sanxhaktari dhe Roland Ilia, ka zbardhur vendimin për konfirmimin në detyrë të prokurores së Tiranës, Antoneta Sevdari.

Komisioni, pas një hetimi të thelluar, ka arritur në konkluzionin se zonja Sevdari justifikon me burime të ligjshme pasurinë e deklaruar, nuk ka fshehur pasurinë si dhe ka bërë deklarim të saktë. Gjithashtu, komisioni nuk ka gjetur asnjë element që të vërtetojë se prokurorja ka ndonjë kontakt të papërshtatshëm me persona të përfshirë në krim të organizuar.

Sa i takon kriterit profesional, Komision i Pavarur i Kualifikimin ka konstatuar se Antoneta Sevdari nuk ka ankimuar një vendim të gjykatës së shkallës së parë, për pushimin e çështjes ndaj të pandehurit G. D, ish-kryetar komune, i akuzuar për fshehje pasurie dhe deklarim të rremë. Sipas vendimit të KPK, në vitin 2015 është regjistruar procedimi penal nr. 4810 ndaj të pandehurit G. D., hetuar në gjendje të lirë për akuzën e veprës penale, refuzim për deklarim/mosdeklarim/fshehje ose deklarim i rremë i pasurisë së personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë, parashikuar nga neni 275/a/1 i Kodit Penal.

Kjo çështje është dërguar për gjykim më datë 25.02.2016. I gjithë procesi ka qenë i mbështetur mbi materialin kallëzues të ILDKPKI-së. “Nga veprimet hetimore konstatohet se prokurori ka kryer veprimet hetimore të duhura, dhe në diskutimet përfundimtare më datë 01.06.2016 ka kërkuar deklarimin fajtor të të pandehurit për veprën penale të referuar. Me aplikim të nenit 406 të Kodit të Procedurës Penale përfundimisht ka kërkuar dënimin e të pandehurit me 4 muaj burgim. Gjykata e Shkallës së Parë, me vendimin e saj nr. 2047, datë 21.06.2016, në prezencë të prokurorit, ka vendosur pushimin e çështjes penale ndaj të pandehurit G. D. Sipas verifikimeve rezulton se vendimi është zbardhur, dosja është dorëzuar brenda afatit ligjor të parashikuar, për të ushtruar secila nga palët të drejtën e ankimit. Konstatohet se në këtë rast subjekti i rivlerësimit nuk e ka ushtruar të drejtën e ankimit”, thuhet në vendimin e KPK.  

Verifikimi i rastit  

Nga hetimi ka rezultuar se prokurorja më datë 07.07.2016 është bërë një kërkesë për rivendosje në afat të së drejtës së ankimit për një rast fator, sikurse është shprehur vetë prokurori, e dokumentuar kjo me dokumentacion. Gjithashtu, në kërkesën për rivendosje në afat, subjekti i rivlerësimit ka parashikuar se ditët e para të dhënies së vendimit është pritur zbardhja e tij, me qëllim të depozitohej ankimi i arsyetuar. Ky fakt është sqaruar në analizën e provave që i përket vendimit të pushimit.

Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, me vendimin e saj nr. 982 akti, datë 25.10.2016, ka vendosur rrëzimin e kërkesës së prokurorit pranë gjykatës dhe, ndër të tjera, ka arsyetuar se: “Gjykata krijon bindjen se nuk kemi të bëjmë as me rast fator dhe as me forcë madhore.” Sipas fletës së numëratorit të vendimeve rezulton se dosja është depozituar në sekretari brenda afatit dhe nuk rezulton që ndaj këtij vendimi të jetë depozituar ankim nga subjekti i rivlerësimit.

Shpjegimi i prokurores

Prokurorja e Tiranës, Antoneta Sevdari ka sqaruar para KPK se pse nuk e bëri ankimin ne apel për çështjen ndaj ish-kryetarit të komunës. “E dëgjova me kujdes raportin. Konstatoj që ai është i drejtë...Është i drejtë edhe konstatimi i mosushtrimit të apelit për rastin e të pandehurit G. D.

Siç është shpjeguar dhe në komunikimin tim me ju,– në mënyrë elektronike, pas njohjes me rezultatet e hetimit, kjo ka ndodhur për shkak se ka qenë e nevojshme dhe e domosdoshme që unë gjatë kësaj periudhe kohore të kujdesesha për një familjar timin, i cili ishte i sëmurë rëndë, në kushtet kur dhe babai i mbesës ishte i sëmurë rëndë. Menjëherë sapo unë kam konstatuar, kam mbledhur dokumentacionin e nevojshëm dhe kam bërë kërkesë, ashtu siç u deklarua dhe në këtë seancë dëgjimore, për rivendosje në afat, kërkesë e cila u çmua nga Gjykata e Shkallës së Parë që nuk i përmbushte kushtet e rastit fator”, ka sqaruar prokurorja.

Heqja dorë

Prokurorja e Tiranës, Antoneta Sevdari pohon se apelimi nuk është bërë për arsye njerëzore.

Në këtë moment unë jam njohur më thellësisht me praktikën gjyqësore dhe kam folur dhe me prokurorë të Apelit dhe si konkluzion është arritur në përfundimin që rasti që unë paraqita para gjykatës, në fakt nuk përbënte rast fator. Praktika gjyqësore e lidhte rastin fator me raste të rënda të vetë subjektit të rivlerësimit, siç mund të ishin aksidente traumatike në gjendje kome apo sulme kriminale që e mbanin vetë subjektin që kishte të drejtën procedurale të ankimit të izoluar dhe e çonin atë në pamundësi objektive. Kur u binda se pavarësisht se kisha shkak njerëzor që nuk bëra apelin, ai nuk përbënte shkak fator dhe për këtë arsye nuk vazhdova më tej, sepse mendova që nuk ishte më efektive.

Ka pohuar gjyqtarja

10 denoncime për prokuroren

Komision i Pavarur i Kualifikimin ka analizuar dhe verifikuar 10 denoncime nga qytetarët kundër prokurores në Prokurorinë e Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, Antoneta Sevdari. Por, KPK nuk ka gjetur asnjë indicie që mund të ngrenë dyshime për paaftësi profesionale të zonjës Sevdari.

Në vlerësimin e subjektit të rivlerësimit, znj. Antoneta Sevdari, u mbajtën në vëmendje dhe u analizuan edhe 10 denoncime të depozituara pranë Komisionit. Pas hetimit të raportit të Grupit të Punës në Prokurorinë e Përgjithshme dhe denoncimeve, nuk u gjet asnjë indice apo element që mund të ngrejë dyshime për paaftësi profesionale apo cilësi që cenojnë figurën e prokurores, znj. Antoneta Sevdari.

Thuhet në vendimin e KPK

Në përfundim, trupi gjykues, bazuar në parimin e transparencës, procesit të rregullt ligjor, eficencës dhe proporcionalitetit, në lidhje me rubrikën e vlerësimit të pasurisë, pasi vlerësoi provat dhe shpjegimet e paraqitura dhe i analizoi ato, arrin në përfundimin se: Nga kontrolli i pasurisë ndaj subjektit të rivlerësimit u konstatua se deklarimet e saj janë bindëse, të sakta dhe në përputhje me ligjin.

Pasuria e subjektit të rivlerësimit dhe e personave të lidhur rezulton të jetë e ligjshme, nuk ka deklarim të rremë apo fshehje të pasurisë. Subjekti nuk gjendet në situatë konflikti interesi.

Trupi gjykues konstaton se nga hetimi administrativ, nuk u gjet asnjë element që të vërtetojë ekzistencën e kontakteve të papërshtatshme me personat e përfshirë në krimin e organizuar, sipas parimeve dhe kushteve të parashikuara në nenin DH të Aneksit të Kushtetutës. Për subjektin e rivlerësimit konstatohet se është në kushtet e përshtatshme për vazhdimin e detyrës si prokurore.

Trupi gjykues i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, pasi u njoh me rrethanat e çështjes, bazuar në provat e administruara, raportin dhe rekomandimet e relatorit të çështjes, pasi dëgjoi subjektin e rivlerësimit në seancë dëgjimore publike, si dhe mori në shqyrtim të gjitha provat dhe shpjegimet e parashtruara nga subjekti i rivlerësimit, mbështetur në parimin e eficiencës dhe proporcionalitetit, konstaton se subjekti ka arritur një nivel të besueshëm të vlerësimit të pasurisë, një nivel të besueshëm të kontrollit të figurës, si dhe një nivel të mirë të vlerësimit të aftësive profesionale.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur