Avokati i Popullit përfundoi punën për rivlerësimin e dokumentacionit të dorëzuar për plotësimin e kritereve ligjore nga 103 aplikantë për institucionet e rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë.
Në përfundim të procesit të vlerësimit të dokumentacionit vetëm 84 kandidatë plotësojnë kriteret e vendosura.
Për 27 vendet në organet e vetting-ut kishin aplikuar 193 kandidatë fillimisht, 109 nuk i plotësuan kriteret.
Nëse në institucionin e Avokatit të Popullit gjatë këtyre ditëve, do të mbërrijnë zarfe me dokumente kandidatësh, që mbajnë vulën e postës me datën e dorëzimit brenda 27 Marsit, (që është edhe afati ligjor i pranimit të tyre), këto do të konsiderohen të vlefshme, si dhe do t’i nënshtrohen procesit të vlerësimit së bashku me ekspertët e ONM-së.
Mes emrave që plotësojnë kriteret sipas listës së Avokatit të Popullit janë edhe ish- kryetare e Gjykatës së Lartë, Shpresa Beçaj që aplikon për Kolegjin e Apelimit dhe ish-kryeprokurorja Ina Rama, që aplikon për Kolegjin e Apelimit.
Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit i është dorëzuar lista me emrat e kandidatëve, të cilët i kanë plotësuar kriteret formale dhe lista e kandidatëve, që nuk i kanë plotësuar kriteret formale sipas ligjit.
Vlerësimi dhe rekomandimet për kandidatët nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, do t’i përcillen Avokatit të Popullit, që së bashku me dy listat e sipërcituara do t’ia dorëzojë më pas Kuvendit të Shqipërisë.
Lista, aplikantët që përmbushin kriteret formale
Lista, aplikantët që nuk përmbushin kriteret formale

LAJMET MË TË VLERËSUARA
VIDEO