Vettingu në politikë, Braçe: Basha vrau 4 njerëz, kërkon të shmangë drejtësinë e re

TIRANE-Kryetari i Komisionit të Ekonomisë dhe Financave, deputeti Erjon Braçe deklaroi në emisionin “45 Minuta” të drejtuar nga Denis Minga në Report Tv se kryetari i PD, Lulzim Basha me propozimin për vettingun në politikë kërkon të shmangë drejtësinë e re nën mbikëqyrje të fortë ndërkombëtare. Sipas Braçes, propozimi i Bashës e përjashton drejtësinë e re nga ky proces. Ai tha se kryedemokrati vrau katër njerëz të pafajshëm në bulevard, referuar protestës së 21 janarit të 2011 dhe se ka një akuzë të ngritur që ende nuk është gjykuar, prandaj duhet të largohet nga politika.  

Kush do e bëjë? Si mund të bëjë vetting një bandit deputet që shkon në protestë me pistoletë në brez?! Ore si ka mundësi, e hani hipokrizinë për ëmbëlsirë. Si mund të kërkojë vetting, një njeri që ka vrarë katër njerëz në bulevard? Pse u dashka vetting për këtë, ka qenë ministër i Brendshëm dhe në përgjegjësinë e tij janë vrarë katër qytetarë të pafajshëm.  Ai është një banalitet politik. Iu kujtoj që Basha, ka një akuzë të ngritur pa gjykuar ende, pse duhet të rrijë akoma në politikë? Pse duhet vetting që ky duhet të ikë nga politika. Në cilin vend të Europës, një ish ministër një kandidat për kryeministër pasi ka vrarë katër veta vijon që të rrijë në politikë? Ky njeri, ka vrarë njerëz dhe u dashka vetting që të dalë nga politika. Ky njeri ka një akuzë të ngritur dhe nuk është gjykuar ende, harrojeni. Propozimi i Bashës nuk ka lidhje me pastrimin e politikës nga të korruptuarit, pasi është numri i një i kësaj kategoria që duhet të dalë nga politika. Kjo ka lidhje me betejën e Berishës, Vasilit etj, ndaj vettingut real, drejtësisë së re. Me këtë vetting Basha kërkon të shmangë drejtësinë e re nën mbikëqyrje të fortë ndërkombëtare. Vettingun e politikanëve duhet ta bëjë drejtësia e re që po krijohet. Propozimi i Bashës e përjashton drejtësinë nga ky proces, ç’më duhet mua dënimi moral. Zoti Basha ka konsumuar vepra penale dhe vettingun duhet ta bëjnë organet e drejtësisë. Organet po krijohen. Pyesni Bashën pse e lufton ngritjen e institucioneve. A duhet vetting nga drejtësia për politikanët? Po patjetër, që duhet, por amnisti për hallet e Bashës me drejtësinë jo.

Erjon Braçe

Një tjetër pikë e rëndësishme e diskutimit ishte edhe ligji për koncesionet. Braçe zbuloi se në fillim të vitit të ardhshëm në Kuvend do të vijë nisma për ligjin e ri, për të cilin ai u shpreh se ka tre kushte për ta votuar. Përsa i përket propozimit të LSI për ligjin e koncesioneve te depozituar dy vite me pare, deputeti i PS ‘thumboi’ ish-aleatët duke thënë se nuk është gjobaxhi. Braçe deklaroi gjithashtu se sot ka depozituar një projektligj për kufizimin e pijeve energjike për fëmijët nën 18-vjeç.

Nuk ka asnjë lloj lidhje. LSI kërkon te bëhej pjesë e vendimmarrjes për koncesionet dhe në konturet e asaj partie ishte vetëm zgjatje duarsh, është gjenetike kjo gjë. Nisma e qeverisë dhe që presim të vijë në janar, draft më është bërë i njohur mua dhe të tjerëve, unë kam rezervat e mia. Për format koncesionare propozimi i pakërkuar duhet të eliminohet dhe për cdo kategori koncesionimi. Unë kam nja dy vjet që e kërkoj këtë, para bankës Botërore. Së dyti, duhet të ndahet pozicioni i parlamentit në këtë pikë, duhet të jetë pjesë e këtij procesi, e vendimmarrjes, jo duke bërë noterin, sikur kërkonin ata të tjerët, e refuzoj, nuk jam gjobaxhi. Ata që e kanë bërë e kanë propozuar, për mua që në momentin që qeveria kërkon që të hyjë në një marrëdhënie koncesione të informohen komisioni i Ligjeve dhe Ekonomisë. Pas kësaj, nëse ecën përpara i paraqet dy komisioneve procedurën dhe në këtë moment ecën me të tjerat.  Dhe e treta jam kundër kontraktimit me kompani që vijnë nga parajsa fiskale dhe që fshehin pronarët. Do të luftoj në Kuvend që të bëhen këto tre elementë. Deri tani jemi njohur me propozimin që ka sjellë ministria, prej këtej kemi edhe ne sugjerimet tona. Nëse nuk merren parasysh do të diskutojmë. Ai që vjen është projektligj, shumica në Kuvend do të bëjë edhe filtrimin. Sot kam depozituar një projektligj për kufizimin e pijeve energjike për fëmijët. Ne kemi propozuar moshën 18-vjeç dhe kufizimin e reklamës për pijet me gaz, sheqer të fabrikuar.

Erjon Braçe

Erjon Braçe nuk pranoi që të komentonte nëse qeveria ka nevojë për ndryshime, ndësa për ligjin për Teatrin që riktheu Presidenti, tha se do të pritet përgjigja e Brukselit, ndërsa shtoi se ka pasur rezerva.
 

Intervista e plotë e Erjon Braçes në REPORT TV

Do të doja ta nisja me uljen e fondeve për vettingun...
Ka një problem, që buxheti çelet që në janar, strukturat e vettingut janë plotësuar me vonesë, fondi i pagave dhe shpenzimet është vetëkufizuar për shkak se struktura është plotësuar me vonesë, janë kursyer para. Lista prioritare ka qenë detyrim për ne edhe nga BE. Cfarë ka ndodhur, në shqetësimin që unë kam marrë. Punonjësit kanë punuar me orë të zgjatura dhe këto duheshin paguar...unë mendoj që ata duhen paguar. Në momentin që flasim, pa dalë akti normativ, drejtuesit e institucionet kanë menduar se ato para i kanë aty. Qeveria do të nxjerrë një akt tjetër për t’i paguar orët shtesë.

Jeni i kënaqur me atë që ka ndodhur në buxhet me vettingun?
Dua që mundi i atyre njerëzve të paguhet. Për burime shtesë nuk di të them. Në logjikën time, njerëzit që punojnë përtej orarit duhen paguar.

Çfarë risie sjell buxheti?
Elementi kyç ka të bëjë me ndarjen e parave për shpërblimin e pensionistëve, deri në 5 mijë lekë në fundvit. Jemi ende larg premtimit për ta cuar te 7-10 mijë lekë. Duhet ti shkojmë premtimit deri në fund.

Nuk iu shoh optimist për këto ndryshime....
Janë rutinore...Plani i të ardhurave nuk ndryshojnë, presim të realizohet. Kam rezerva, nuk do të preferoja që shpenzimet në bujqësi, arsim, infrastrukturë të preken.

Ministri foli për rritje pagash...
Shqetësimi im që ngrita ishte ajo që është e konfirmuar. Në Shqipëri nuk janë 420 mijë të punësuar, por 629 mijë, që paguhet TVSH dhe sigurime. Kur ekonomia rritet 4.45%, cfarë përfitojnë këta njerëz? Shëndetësi, arsim dhe shërbime të tjera.

Votuat kundër shtyrjes së komisionit Tahiri
Votova kundër për dy arsye; E para se po hetohet nga prokuroria e Republikës, i besoj më shumë kësaj sesa ti besoj atij që e drejton këtë komision. Së dyti se ai institucion nuk ka punuar asnjë ditë më shumë se katër ditë në gjashtë muaj, quaj absurde shtyrjen e afatit për komisionin. Sa për mbrojtjen e Tahirit, të përballet me akuzat në gjyq...

Keni folur për një ligj me koncesionet, ngjan me atë të LSI?
Nuk ka asnjë lloj lidhje. LSI kërkon te bëhej pjesë e vendimmarrjes për koncesionet dhe në konturet e asaj partie ishte vetëm zgjatje duarsh, është gjenetike kjo gjë. Nisma e qeverisë dhe që presim të vijë në janar, draft më është bërë i njohur mua dhe të tjerëve, unë kam rezervat e mia. Për format koncesionare propozimi i pakërkuar duhet të eliminohet dhe për cdo kategori koncesionimi. Unë kam nja dy vjet që e kërkoj këtë, para bankës Botërore. Së dyti, duhet të ndahet pozicioni i parlamentit në këtë pikë, duhet të jetë pjesë e këtij procesi, e vendimmarrjes, jo duke bërë noterin, sikur kërkonin ata të tjerët, e refuzoj, nuk jam gjobaxhi. Ata që e kanë bërë e kanë propozuar, për mua që në momentin që qeveria kërkon që të hyjë në një marrëdhënie koncesione të informohen komisioni i Ligjeve dhe Ekonomisë. Pas kësaj, nëse ecën përpara i paraqet dy komisioneve procedurën dhe në këtë moment ecën me të tjerat.

Do i kërkoni këto dy pika?
Sigurisht. Dhe e treta jam kundër kontraktimit me kompani që vijnë nga parajsa fiskale dhe që fshehin pronarët. Do të luftoj në Kuvend që të bëhen këto tre elementë. Deri tani jemi njohur me propozimin që ka sjellë ministria, prej këtej kemi edhe ne sugjerimet tona. Nëse nuk merren parasysh do të diskutojmë. Ai që vjen është projektligj, shumica në Kuvend do të bëjë edhe filtrimin. Sot kam depozituar një projektligj për kufizimin e pijeve energjike për fëmijët. Ne kemi propozuar moshën 18-vjeç dhe kufizimin e reklamës për pijet me gaz, sheqer të fabrikuar.

Ju keni një sfidë në datë 20, cështjen e Teatrit....A është në axhendë?
Po është.  Patjetër që dekreti hyn menjëherë në kalendarin e punimeve, data për shqyrtimin do të vendoset në raport me shqyrtimin në dy komisionet respektive. Ajo që tha Ruci është e vërtetë. Komisioni Europian i thirrur për një ekspertizë ka marrë draftin, detyrim i ynë, në vëmendjen time, ata po përgatisin një rekomandim për këtë rast. Disa njerëz përgjegjës për këto procedura i kanë pasur rezervat e mia pa ardhur ligji në parlament. Edhe ajo që do të vijë nga Brukseli përputhet me ato që unë kam kërkuar para miratimit të ligjit.

Nëse rekomandimi nuk vjen deri në 20..
Do të presim rekomandimin e tyre

Ka vend për reflektim?
Nuk e kam lexuar dekretin. Presidenti është bërë pjesë e propagandës me dekretet e fundit sesa ka ruajtur konturet e tij. Nëse Presidenti do ti bjerë murit me kokë, le ta bëjë. I referohem ligjit për TVSH, u kthye pas për një histori banale propagandistike. Votoi tatimin mbi lojërat e fatit kur ishte kryetar kuvendi, tani e ktheu.

Ndryshimet në qeveri...
Asambleja mblidhet nesër...

Shpërndarja e librave...
Kjo është më e rëndësishme se mbledhja e asamblesë nesër. E nisët me Bashën këtë gjë, Basha dhe PD-ja konkurojnë me PS dhe Ramën jo me llafe, por me votë. Këtë duhet të kuptojë Basha.

Po bëni fushatë...
Jo jo, po ndajmë libra, nuk po bëjmë fushatë. Unë mendoj që buxheti ka resurse për ta bërë jo në fund të katërvjecarit librat falas deri në klasën e 9.

A ka nevojë qeveria për ndryshime?
Nuk jam kryeministër, ai gjykon punën e ministrave. Ndryshimet në qeveri, edhe kur funksiononte kryesia e ka propozuar kryeministri. Për mua, interesi më i madh është cfarë do të bëjë qeveria dhe jo kë do të heqë. Burime e PS janë aty aty, ka diferenca në cështjet e vullnetit për të punuar. Kemi një problem shumë të madh, cfarë do të bëjë qeveria. Ministri i Financave është  një nga administratorët më të mirë nga 1991, por te cështjet e ekonomisë ndajmë mendime të ndryshme. Psh unë mendoj se kemi një problem të madh me pabarazinë, nga të ardhurat nga puna, po thellon një hendek të madh. Për mua arsimi merr një prioritet maksimal dhe në kushtet që ndodhemi, ka marrë përmasë të papranueshme. Duhet të rishohim ligjin për arsimin e lartë, tarifat që aplikojnë universitetet. Kërkohet një strukturim i ri në strukturën arsimore. Së dyti shëndetësia. Të ardhurat nga kapitali po shënojnë normë shumë të lartë, pashë listën e 100 kompanive me xhiron më të madhe në 2017 dhe shoh kompani që kanë norma fitimi të forta, deri në 48%, gjej deputet aksioner, që fitojnë deri në 33%. Për mua duhet të rikthehemi të realizojmë të plotë tatimin progresiv mbi kapitalin.

Ka nevojë për ndryshime në qeveri?
Kjo është cështje e kryeministrit, unë i kam thënë mendimin tim. Fokusi jonë duhet të jetë pabarazia, duhet ta godasim.

Nisma e Bashës për Vettingun?
Hedh një budalla një gur në lum dhe të gjithë të tjerët e ndjekin nga pas. Keq më vjen

Nuk jeni pro vettingut në politikë?
Kush do e bëjë? Si mund të bëjë vetting një bandit deputet që shkon në protestë me pistoletë në brez?! Ore si ka mundësi, e hani hipokrizinë për ëmbëlsirë. si mund të kërkojë vetting, një njeri që ka vrarë katër njerëz në bulevard. Pse u dashka vetting për këtë, ka qenë ministër i Brendshëm dhe në përgjegjësinë e tij janë vrarë katër qytetarë të pafajshëm.  Ai është një banalitet politik. Iu kujtoj që Basha, ka një akuzë të ngritur pa gjykuar ende, pse duhet të rrijë akoma në politikë? Pse duhet vetting që ky duhet të ikë nga politika. Në cilin vend të Europës, një ish ministër një kandidat për kryeministër pasi ka vrarë katër veta vijon që të rrijë në politikë? Ky njeri, ka vrarë njerëz dhe u dashka vetting që të dalë nga politika. Ky njeri ka një akuzë të ngritur dhe nuk është gjykuar ende, harrojeni. Propozimi i Bashës nuk ka lidhje me pastrimin e politikës nga të korruptuarit, pasi është numri i një i kësaj kategoria që duhet të dalë nga politika. Kjo ka lidhje me betejën e Berishës, Vasilit etj, ndaj vettingut real, drejtësisë së re. Me këtë vetting Basha kërkon të shmangë drejtësinë e re nën mbikëqyrje të fortë ndërkombëtare. Vettingun e politikanëve duhet ta bëjë drejtësia e re që po krijohet. Propozimi i Bashës e përjashton drejtësinë nga ky proces, ç’më duhet mua dënimi moral. Zoti Basha ka konsumuar vepra penale dhe vettingun duhet ta bëjnë organet e drejtësisë. Organet po krijohen. Pyesni Bashën pse e lufton ngritjen e institucioneve. A duhet vetting nga drejtësia për politikanët? Po patjetër, që duhet, por amnisti për hallet e Bashës me drejtësinë....

Largimi mund të jetë më kosto oportune....
Për cfarë? Pasuria hetohet nga prokuroria.

Luhatje pas largimit të Donald Lu?
Ai është në punë, në zyrë

Pyetja e fundit është me atë që po ndodh në Shkodër...
Ai i ka politikanë dhe aleatë brenda koalicionit. Ky që shkoi sot në Elbasan dhe nuk guxoi ti përmende emrat.

 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lutari: 07/09/2018 02:42

    Basha ka vrare 4 politikisht KURSE KRIMINELET E PS. 1) SAIMIR TAHIRI SI TRAFIKANT DROGE SI PASOJE DROGE KA VRARE ME MIRA NJEREZ 2) TAULANT BALLA KRIMINEL ME XHAKETE KRYETAR GRUPI PS D T TH GRUP KRIMINELESH MBAN PERGJEGJESI PE TE VRARET NE ELBASAN 3) MINISTRI AHMETAJ KRYEHAJDUTI I PS MBAN PERGJEGJESI PER VARFERINE EKSTREME TE PENCIONISEVE 4)ED RAMA pergjegjesi kryesor per KANABIZIMIN e SHQIPERISE

    Përgjigju
  • Maks: 06/09/2018 20:59

    Ik o erjon se skeni byth te beni shtet me ligje ju jeni vetem per te llapur po hajduterit dhe kriminelat politik si denoni

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë