Kroacia dhe Belgjika barazuan 0-0 në ndeshjen e fundit të grupit F në Kupën e Botës. Pika i shkoi përshtat kroatëve që kalojnë në 1/8, teksa Belgjika del jashtë Botërorit pas fitores së Marokut 1-2 me Kanadanë.

Te Belgjika në fushë gjatë pjesës së dytë u hodh edhe Lukaku. Sulmuesi pati disa raste të arta shënimi, duke i gabuar. Në minutën e 60, 62 dhe 90, sulmuesi i Inter kishte në dorë të dërgonte të tijtë në fazën tjetër, teksa gjithçka çfarë bëri ishte t'i "priste biletën" Belgjikës për në Bruksel.

S.Dh/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 3 Dhjetor, 08:56

    Çfarë mendoni për lëvizjen e Salianjit brenda PD?