VIDEO/ Armando Broja s'gjendet as në stol, Real Madrid fiton 2-1 kundër Chelseat

VIDEO/ Armando Broja s'gjendet as në stol, Real Madrid fiton 2-1 kundër Chelseat

Real Madrid feston fitoren

SHBA - Real Madrid fitoi 2-1 kundër Chelseat në miqësoren e zhvilluar në Charlotte. Ndryshe nga ndeshjet e tjera, trajneri Enzo Maresca nuk e kishte as në stol Armando Brojën te londinezët.

Dueli u vendos në fraksionin e parë, aty ku u shënuan tre gola. Fillimisht "Galaktikët" kaluan në epërsi me Lucas në minutën e 19-të, ndërsa Brahim Diaz gjeti golin e dytë në të 27 minutë.

Ishte Madueke që shkurtoi shifrat në minutën e 39-të, ndërsa në pjesën e dytë Carlo Ancelotti provoi shtatë zëvendësime. Paçka se Chelsea u mundua të barazonte rezultatin, në fund Real Madrid fitoi duelin miqësor.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Ngrihet stacioni i ri zjarrfikës në Fier, ministri Hoxha: Ligj të ri dhe riorganizim të Shërbimit Zjarrfikës

Ngrihet stacioni i ri zjarrfikës në Fier, ministri Hoxha: Ligj të ri dhe riorganizim të Shërbimit Zjarrfikës